Ballina Politike Ministri i PD “spastron” burgjet, “pret kokat” e 5 drejtorëve rajonalë

Ministri i PD “spastron” burgjet, “pret kokat” e 5 drejtorëve rajonalë

SHPËRNDAJE

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i propozuar nga Partia Demokratike ka shkarkuar nga detyra 5 drejtorë të burgjeve vetëm me një njoftim për media dhe pa shkresa zyrtare. 

Ditën e shtunë thuhet që drejtorët kanë qenë në një mbledhje me drejtorin Arjan Hoxha dhe ai nuk i kishte lajmëruar aspak për këtë urdhër shkarkimi dhe lajmi ka ardhur surprizë për ta pasi e kanë parë në media shkarkimin e tyre.

Sot drejtorët kanë shkuar normalisht në punë pasi nuk kishin asnjë njoftim zyrtar për pushimin nga puna, dhe nuk janë lejuar nga oficeri i rojës për të hyrë brenda institucionit.

“Nuk na lanë të marrim as fotot e fëmijëve që mbajmë në tavolinë”, ka folur një prej drejtorëve të pushuar.

Disa shefa të policisë së burgjeve kanë marrë detyrën në vend të drejtorëve sepse Ministri teknik dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk kanë atribute për të emëruar të rinj. Kjo situatë rrezikon fushatën elektorale dhe mbarëvajtjen e burgjeve pasi kjo do të përcjellë kaos brënda në burgje.

Comments

comments