Ballina Politike Ministrja e Ramës i hakërrehet Naços: Partiçkat si ju i zë ankthi...

Ministrja e Ramës i hakërrehet Naços: Partiçkat si ju i zë ankthi kur ua kujton burgun

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e cila pak më parë u akuzua nga ish-ministri i drejtësisë, Nasip Naço që i publikoi një SMS ku ai pretendonte se votuesit e Kuçovës ishin të kërcënuar nga ministrja ka reaguar ashpër ndaj këtij të fundit duke i postuar edhe ajo një status me disa prova kundër forcës së tij.

Ministrja shprehet se është ulëritës dhe për të vënë duart në kokë fakti se si një ish-ministër drejtësie del hapur dhe mbron mbledhjen e kartave të identitetit dhe përdorimin e makinave të bashkisë për fushatë.

Statusi i ministres në “Facebook”

“Eshte uleritese se si nje jurist dhe ish minister drejtesie, merr ne mbrojtje hapur ne statusin e tij, mbledhjen e kartave te identitetit, kercenimin e votuesve me vendet e punes, perdorimin e makinave te ndermarrjes se pastrimit te bashkise per te mbajtur banerat dhe flamuret e partickes se vet .
Si ne Kucove dhe ne Berat do marrin pergjigjen e merituar, ndeshkimin me vote…
Mesazhet e mia lidhur me ndeshkimin e cilitdo qe mbledh karta apo jep karta, jane me ze e figure .
E kuptoj se partickat i ze ankthi kur u kujton burgun, po burgu i pret:
Ja disa fakte qe tregojne açik sesi mblidhen karta dhe si shperdorohet hapur pasuria publike…”