Ballina Kryesore “Mos na krahasoni me PD, policët nuk hanë më fara kungulli”, Rama...

“Mos na krahasoni me PD, policët nuk hanë më fara kungulli”, Rama flet për bilancet e “Rilindjes”

SHPËRNDAJE

Edi Rama ka qenë pasditen e sotshme në  Lushnje. Ai u shpreh se PS nuk është e njëjtë me forcat e tjera politike pasi rënditi disa nga arritjet që PS kishte bërë gjatë viteve që qe në qeverisje.

Rama gjithashtu tha se ndryshimet dhe transformimet që janë bërë nga qeveria e tij në polici janë tepër të dukshme pasi policë nuk i gjenë  duke ngrën fara por në krye të detyrës. 

 

“Kushdo që mendon e vota nuk ka vlerë dhe së të gjithë janë njësoj, bën gabim të madh. Nëse të gjithë të ishin njësoj, edhe Lushnja e Divjaka do ishin njësoj si 44 muaj më parë. Sikur të gjithë të ishin njësoj sot nuk do kishte fara kungulli nëpër dyqane se do i kishin ngrënë policët. Sikur të gjithë do ishim njësoj, Shqipëria nuk do kishte dalë nga gropa e borxheve që zhyti Saliu. Sikur të gjithë të ishin njësoj, sot pastruesja e kryeministrit do paguante më shumë taksa se kryeministri. Sot kush fito më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë”-u shpreh Rama.

Ndërkohë Rama nuk haroi tu bënte thirrje qytetarëve që me 25 qershor të votojnë për flamurin Kombëtar dhe për të ardhmen e tyre.

“Një gjë të keni të qartë, fëmijët nuk votojnë. Por ata që votojnë duhet të mendojnë për fëmijët. Doni nga ata që ju japin kopjet e provimeve? Ndaj, në 25 qershor zgjidhni ose flamurin e Ismail Qemalit, flamurin e njerëzve të punës, e atyre që u persekutuan për idenë e tyre. O ngriheni këtë flamur në 25 qershor të bashkuar, o vazhdoni të ndarë tufa tufa, dhe vazhdoni që ngrini flamujt e partive, që flasin gjithë ditën për ju dhe natën mendojnë për veten. Ose ky flamur do valëvitet në BE, ose merrni flamurin e Lulit, Petrit dhe nxirrjani sytë njeri-tjetrit.”, pohoi ai.

Rama akuzoi dhe PD pasi nuk kishte vendosur asnjë femër në krye të listave duke i diskriminuar ato.

“Rroftë Lushnja, rroftë Divjaka, rrofshin gratë dhe vajzat e gjithë kësaj zone të mrekullueshme, të cilave u them se nëse burrat dhe djemtë mund të vazhdojnë ta dredhin bishtin duke u marrë me llafe në kafene, ju gratë keni arsye që të bashkohemi bashkë, pasi PD nuk ka vënë asnjë grua, asnjë vajzë për të përfaqësuar këtë qark. I ka lënë gratë dhe vajzat në fund të liste, siç i linin dikur gratë, në fund të oborrin dhe vetë hanin mish derri dhe pinin raki. Kush diskriminon gratë dhe vajzat nuk fiton asnjë votë. Fitore. Ngrijeni flamurin kuq e zi që ta shoh gjithë Shqipëria”, u shpreh Rama.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Aksident në Durrës, makina e policisë përplaset me një “Benz”

Raporti për konsumin: Rrinë në kafe, por nuk pinë shumë kafe, ja si renditen shqiptarët në botë

Debati për TVSH, Rama i del në krah deputetit socialist: Erion Braçe është zëri që s’i ka tradhtuar kurrë interesat e të dobëtëve, opozita…

A u mbajt i fshehtë rasti i pengmarrjes në Fier? Policia i kundërpërgjigjet Bashës: Ju bëjmë me dije se…

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit: Të gjitha regjistrimet para 18 tetorit, duhet të…

VIDEO/ Anxhelina Shala zhvishet live në emision dhe tregon “shenjat” e dashurisë që i ka lënë deputeti…

Dhuna ndaj të dënuarve, reagon Avokati i Popullit: Të hetohen të gjithë policët që “torturojnë” të burgosurit

Krimi në familje godet sërish, xhaxhai qëllon me thikë nipin 14-vjeçar në Patos (Emri)

FOTO/ Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Kamikazi hedh në erë kamionin, të paktën 231 të vdekur dhe 300 të plagosur (Video+Foto)

Artikulli paraprakProcesi zgjedhor në krizë, KQZ “shpall në kërkim” komisionerët që mungojnë
Artikulli tjetërAktorja e “njomë” tregon format e saj shpërthyese në pishinë