Ballina Kryesore “Mos u kap pas pantollonave të mia, Edi Rama ti do largohesh”,...

“Mos u kap pas pantollonave të mia, Edi Rama ti do largohesh”, nuk kursehet Basha nga Berati

SHPËRNDAJE

Lulzim Basha ka bërë ndalesën e rradhës në Berat nga ku nuk ka harruar të sulmoj dhe kryeministrin Edi Rama të cilin e akuzoi për shkatërrimin e ekonomisë. Kreu i PD e quajti Rilindjen, një katastrof kombëtare.

“Berati i bardhë po paralajmëron ditën e bardhë që lind më 26 qershor. Ju falënderoj nga zemra për këtë bashkim të jashtëzakonshëm. Ju u ngritët dhe vratë frikën në ditët e errëta. Ju u ngritët dhe i thatë jo dhunës, terrorit, rritjes së çmimeve, taksave dhe u bashkuat në rrugët e këtij qyteti, fshatrave për të protestuar padrejtësinë e tmerrshme që solli rilindja, katastrofa më e madhe kombëtare në këto 27 vite. Në ditët e fundit, Rama dhe sejmenët e tij gjetën të bëjnë humor më një lojë të zezë. Ndaj humorit të zi, Edi Rama vëri fre gjuhës se më 25 qershor do marrësh ndëshkimin popullor me votë. Nuk të lejoj të sillesh si kloun cirku nëpër Shqipëri dhe të pretendosh që nuk je autori i një mijë të zezave dhe halleve”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh me një vendosmëri shumë të madhe lidhur me largimin e Ramës. 

“Edi Rama asnjë ditë nuk mendoi për ju, për beratasit. Ai nuk e di se Berati jeni ju, se Shqipëria janë shqiptarët sepse asnjë ditë të vetme nuk punoi për ju, nuk ju kishte prioritet. Nuk mendoi dhe nuk i dëgjoi hallet tuaja. Jeton në flluskën e tij i rrethuar nga një grup oligarkësh dhe sot ka guximin të marrë në gojë të vetmin plan ekonomik që ka kjo fushatë. Planin ekonomik të PD-së, të ekipit fitues që e mbështet Europa, e mbështet Amerika.

Do ikësh Edi Rama mos u kap kot pas pantallonave të mia. Do largohesh me votën e shqiptarëve. Askush nuk t’i harron 4 vite të shkatërrimit. 4 vite e zbraze Shqipërinë dhe sot 56% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria”, tha Basha.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Aksident në Durrës, makina e policisë përplaset me një “Benz”

Raporti për konsumin: Rrinë në kafe, por nuk pinë shumë kafe, ja si renditen shqiptarët në botë

Debati për TVSH, Rama i del në krah deputetit socialist: Erion Braçe është zëri që s’i ka tradhtuar kurrë interesat e të dobëtëve, opozita…

A u mbajt i fshehtë rasti i pengmarrjes në Fier? Policia i kundërpërgjigjet Bashës: Ju bëjmë me dije se…

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit: Të gjitha regjistrimet para 18 tetorit, duhet të…

VIDEO/ Anxhelina Shala zhvishet live në emision dhe tregon “shenjat” e dashurisë që i ka lënë deputeti…

Dhuna ndaj të dënuarve, reagon Avokati i Popullit: Të hetohen të gjithë policët që “torturojnë” të burgosurit

Krimi në familje godet sërish, xhaxhai qëllon me thikë nipin 14-vjeçar në Patos (Emri)

FOTO/ Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Kamikazi hedh në erë kamionin, të paktën 231 të vdekur dhe 300 të plagosur (Video+Foto)

Artikulli paraprak“1000 euro për Ramën, nëse e meriton si çdo grua”, ja pergjigja e Blushit pas ironisë së Kryeministrit
Artikulli tjetërProcesi zgjedhor në krizë, KQZ “shpall në kërkim” komisionerët që mungojnë