Ballina Kryesore Niko Peleshi bashkohet me publikun në festën e birrës (Foto)

Niko Peleshi bashkohet me publikun në festën e birrës (Foto)

Eventi më i madh festiv në Shqipëri, Festa e Birrës ka startuar në Korçë.

Me qindra qytetarë janë nisur drejt qytetit juglindor për tu bërë pjesë e traditës korçare, po jo vetëm.

Mes të pranishmëve të shumtë, në festën e mbrëmshme ishte dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Peleshi është fotografuar gjatë festës së birrës ku ishte prezent dhe qëndronte me publikun.