Ballina Kryesore Nis punë qeveria “Rama 2”, fillojnë dhe largimet masive të drejtorëve të...

Nis punë qeveria “Rama 2”, fillojnë dhe largimet masive të drejtorëve të LSI-së (EMRAT)

Pak ditë pas betimit të qeverisë ‘Rama 2’ para presidentit të Republikës Ilir Meta dhe zyrtarizimit të daljes së LSI në opozitë, kanë nisur edhe dorëheqjet e para nga administrata publike të drejtorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

DuaLajm.com” ka mësuar se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen vetëm pak ditë më parë.

Gjithashtu “DuaLajm.com” mëson se është larguar nga detyra edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, por me shkarkim dhe jo me dorëheqje.

Sakaq pak ditë më parë “DuaLajm.com” njoftoi edhe dorëheqjen e parë nga drejtorët e LSI. Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, ishte kreu i Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, Ergys Agasi, i cili dha dorëheqjen nga detyra.