Ballina Politike Nishani nuk e lë me kaq , ngre padi ndaj Visar Zhitit

Nishani nuk e lë me kaq , ngre padi ndaj Visar Zhitit

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ka çuar në gjykatë diplomatin tonë në Vatikan , Visar Zhitin.

Padia e tij vjen pas përplasjes mes tyre dhe akuzave të ndërsjellta për përfshirje në ish-strukturat e Sigurimit të Shtetit.

Nishani kërkoi nga Gjykata e Tiranës që të dënojë Zhitin me akuzën e dëmtimit të figurës së tij dhe familjes.

Padia është hedhur në short këtë të martë pranë dhomës civile në Gjykatën e Tiranës dhe është gjyqtarja Mimoza Kajo që do ta shqyrtojë çështjen.