Ballina Aktualitet “Nuk do të ketë seanca normale pa ikur Xhafaj”, opozita bllokon komisionin...

“Nuk do të ketë seanca normale pa ikur Xhafaj”, opozita bllokon komisionin e Edukimit, PS braktis mbledhjen

Partia Demokratike ka paralajmëruar qeverinë se derisa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen nuk do të ketë as seancë dhe as komisione normale.

Ka qenë Edmond Spaho, i cili ka kërkuar në emër të demokratëve por edhe shqiptarëve dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pasi faktet e përfshijnë dhe implikojnë atë.

Deputetët demokratë akuzojnë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka mbrojtur vëllain e tij duke falsifikuar ligjin dhe mos lejuar ekstradimin e tij drejt Italisë ku është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg.

Debatet

Spaho: Mos kryerja e dënimit, ndërrimi i emrit, ndryshimi i ligjeve të Republikës së Shqipërisë për t’i dhënë atij mbrojtje ligjore nga ana e ministrit në kohën kur drejtonte komisionin e ligjeve.
Po flas për një çështje të rëndësishme që duhet t’iu shqetësojë ju.
Ekonomi: Kemi një rend dite. Kjo nuk është në rendin e ditës. N.q.s doni t’i bëni këto deklarime bëjini nga parlamenti. Komisioni ka tjetër rend dite dhe kemi rënë dakord për një rend dite. Kjo nuk mund të ekzistojë.

Spaho: Në radhë të parë duhet të jeni ju deputetët e Vlorës pasi organizatat kriminale që kanë gjetur strehë në këtë vend duhet t’i luftojmë. Nuk shkohet në Europë me kriminelë. Sot ky është një shqetësim i gjithë qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të kemi një ministër të brendshëm që është i përzier në trafikun e drogës dhe mbron organizatat kriminale. Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen. Nuk do ketë punë normale të këtij parlamenti. Nuk do ketë seancë plenare deri sa ministri i brendshëm të japë dorëheqjen. Deri sa ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen nuk do ketë seancë normale as në komisione as në kuvend.
Jemi të vendosur të mos e lëmë qeverinë të jetë pasqyrë e organizatave kriminale, mos ta lëmë policinë t’i shërbejë narko-trafikantëve.

LEXO EDHE:  Akuzat për vëllain, Xhafaj: Nuk kam menduar të jap dorëheqjen

Ekonomi: Do i nxjerrë prokuroria dhe gjykata përfundimet. Mos keq informoni publikun.
Spaho: Milva të lutem se nuk je e atij takëmi që të mbrosh trafikantët.
Vokshi: Çfarë problemi keni me procedurën Milva. Po flasim për një ligj, kur ju ligjet i falsifikoni, çfarë do flasim. Ju paratë e vëllait të ministrit doni t’i përdorni për kulla. Çdo deputet i Kuvendit ka të drejtë të jetë në komision.

Noka: Agron Xhafaj sot është i lirë dhe çdo ditë endet sa në Vlorë sa në Tiranë. Zhvillon i lirë aktivitetin e tij të trafikut sepse e mbron vëllai i tij ministër. Xhafaj qarkullon me emër tjetër. Kërkojmë të largohet urgjentisht ministri i Brendshëm sepse si kryetar i komisionit të ligjeve ka falsifikuar ligjin për t’i dhënë mbrojtje e suport vëllait të tij të dënuar në shtetin fqinj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook