Ballina Kryesore “Paratë në xhep”/ Pjerin Ndreu i përvishet si malësor kandidatit të LSI:...

“Paratë në xhep”/ Pjerin Ndreu i përvishet si malësor kandidatit të LSI: Nuk ka zarf nëpër shkallë tek tradita e kafes

SHPËRNDAJE

Kandidati i PS-së në qytetin e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas videos së publikuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ku shfaqet kandidati i LSI-së, Viktor Tushaj, teksa i jep një zarf mbështetësit të LSI, Gjovalin Gjinit, i dhunuar dy ditë më parë.

Pas reagimit të Viktor Tushajt në “Facebook”, ku ai pretendonte se kishte ndjekur traditën e zadrimorit për nderimin e kafes edhe Ndreu me anë të një statusi i ktheu reston duke e akuzuar se po fyen rëndë traditën e kafesë me atë që bëri dhe se zarfi nuk është pjesë e kësaj tradite.

“Viktor! Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf! Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep. Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend.” – shkruan Ndreu. Edhe pse nuk e kanë akuzuar drejtpërdrejt, zyrtarët e lartë të PS-së kanë nënkuptuar me “zarfin në xhep” kandidati i LSI-së, Viktor Tushaj e ka paguar aktivistin e LSI-së të dhunuar disa ditë më parë. Pasi u rrah nga persona ende të paidentifikuar nga policia, në shtëpinë e Gjovalin Gjinit shkoi për vizitë kandidati i LSI-së për Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj si edhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i cili gjatë kësaj vizite bëri dhe deklaratën e fortë “do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i kap ata zagarë”. 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprak“Filxhani nderohet, zakon i zadrimorit”, kandidati i LSI reagon pas videos së Tahirit me “zarfin në xhep”
Artikulli tjetërLSI i kthen reston Ramës: Ja emrat e të punësuarve familjarisht në Sarandë dhe Delvinë