Ballina Politike Patozi , Ja kush po na rrit çmimin e kafes në PD

Patozi , Ja kush po na rrit çmimin e kafes në PD

Deputeti Astrit Patozi sqaron për mediat takimin me deputeten tjetër Jozefina Topalli, ndërsa shton se takimet jo vetëm me të por edhe me të tjerë kolegë demokratë të intensifikohen në ditët në vijim.

Sipas tij, takimet bëhen për të ndarë shqetësimin e tyre pë Partinë Demokratike ku janë rritur në karrierë dhe kanë kaluar kaq kohë se po rrëshqet në fund nga zgjedhjet dhe njeriu i gabuar që ndodhet në krye.

Më poshtë ai shkruan :

KUSH PO NA E RRIT CMIMIN E KAFES

U bene ca dite qe kafja nuk na kushton me 100 leke, por ndoshta 100 fish me teper, me kedo qe ta pime. Kete po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekulime mbi nje takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sulës etj.

Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, siç ka shume mundësi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq. Është pjese e jetës, e punës dhe e perditshmerisë sonë, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.

Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetësimin e përbashkët se Partia Demokratike, per shkak te udhëheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume dhe se nuk ka asnje shans te mos kthehet.

Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Krim i rëndë në familje/ Sherr me thika mes vëllezërve në Tiranë, një i plagosur (Emri)

I bëri “cirk” policisë nga Tirana në Fushë-Krujë, ja kush është i shumëkërkuari i arrestuar (Emri)

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Artikulli paraprakShikoni modelen që Lewis Hamilton po kalon pushimet do habiteni/Foto
Artikulli tjetërRama argëton gratë me ironi ndaj Bashës , ja se çfarë tha