Ballina Kronike Patozi jashtë listës së PD, reagon Ben Blushi

Patozi jashtë listës së PD, reagon Ben Blushi

Themeluesi i partisë LIBRA shpreh keqardhjen  që Astrit Patozi nuk do të jetë në Kuvendin e ardhshëm. Ai është shprehur se beteja vazhdon dhe se do të flasë edhe për Patozin në Kuvend

“Dualajm.com” publikon reagimin e plotë të Ben Blushi-t në rrjetin social “Facebook”

PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI

“Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty, megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi.”