Ballina Politike PD Vlorë , me këto emra ja marrim mandatin Ramës.

PD Vlorë , me këto emra ja marrim mandatin Ramës.

Rama vërtet na cilësoi si humbës por jemi shumë të sigurtë që me këto emra ja marrim dhe mandatin e tij në Vlorë. Paralajmërimi vjen pas zyrtarizimit të listës së Vlorës, ku bie në sy edhe ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Ndërkohë Nazeraj thotë :

Ne kërkojmë të maksimalizojmë votat, rreshtimit ironik të PS-së ku i gjashti është kryetari i PS apo Kryeministri i vendit. Ne i kemi vënë një listë serioze për ta injoruar këtë ironi. Ne objektivin e kemi të nxjerrim jashtë loje pikërisht kryetarin e PS-së.”

Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për Vlorën, mesa duket ska pasur kundërshtime, edhe pse janë përfshirë emrat e aleatëve, ku i treti renditet kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ndërsa Dashamir Tahiri, ish-deputeti i PDIU tashme ne rradhet e Partise Republikane listohet i pesti.

Ndërkohë dhe Balli Kombëtar përfaqësohet në vendin e gjashtë me Adriatik Alimadhin.

Kryedemokrati Gramoz Nazeraj thotë se kjo listë po përpiqet të bashkojë forcat në nje.

Është një listë që më së shumti bie në sy për përfaqësimin gjeografik, pse jo edhe të marrëdhënieve me partitë aleate ku Partia Demokratike demostroi qartë besnikëri dhe qëndrueshmëri në marrëdhëniet me to.”

Pas publikimit të listave, demokratët e Vlorës janë gati për fushatën elektorale të 25 qershorit.