Ballina Politike Përfundon votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD, numërimi do të nisë...

Përfundon votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD, numërimi do të nisë në…

Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku të gjithë qarqet pritën anëtarët e partisë që të jepnin verdiktin e tyre për të zgjedhur personin e duhur për të udhëhequr selinë blu në vitet në vazhdim.

Pasi u mbyllën votimet në 68 degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, tashmë këto kuti do të shkojnë në Tiranë ku edhe do të numërohen. Numërimi pritet të fillojë në momentin që gjithë kutitë do të mbërrijnë në kryeqytet tek selia qendrore e PD. Vetëm në mesnatë mendohet të fillojë numërimi deri në orët e para të mëngjesit ku do të shpallet edhe fituesi. 

Në total nga 103.952 anëtarë kanë votuar 49.879 deri në orën 18:00 në 12 qarqet e vendit. Numri i votuesve sipas qarqeve është ky:

Shkodër, votuan 3878 votues, nga 8777 anëtarë
Lezhë, votuan 3580 votues, nga 5820 anëtarë
Kukës, votuan 1508 votues, nga 5105 anëtarë
Dibër, votuan 2980 votues, nga 5570 anëtarë
Durrës, votuan 2767 votues, nga 7966 anëtarë
Tiranë, votuan 16142 votues, nga 30314 anëtarë
Elbasan, votuan 3906 votues, nga 6985 anëtarë
Korçë, votuan 4957 votues, nga 8140 anëtarë
Berat, votuan 1643 votues, nga 4877 anëtarë
Fier, votuan 4572 votues, nga 11718 anëtarë
Vlorë, votuan 1842 votues, nga 5093 anëtarë
Gjirokastër, votuan 2103 votues, nga 3587 anëtarë