Ballina Aktualitet Përgjimi audio i vëllait të Ministrit Xhafaj, vjen reagimi i parë nga...

Përgjimi audio i vëllait të Ministrit Xhafaj, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulan Balla ka reaguar pas denoncimit të PD-së, të cilët treguan një përgjim audio të vëllait të ministrit Xhafaj me trafikantin e penduar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se së pari duhet provuar nëse audio është një material autentik dhe PD duhet ta dorëzojë materialin e pretenduar direkt në Prokurori e kjo e fundit duhet të nisë urgjent hetimet.

“A është audio autentik dhe nëse do të ishte e vërtete atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit, por a është autentik, apo inskenim i radhës në përpjekje të vazhdueshme të Saliut dhe Lulit për të baltosur këdo që u del përpara në orvatjen e tyre për të penguar me cdo kusht çeljen e negociatave me BE dhe për të luftuar edhe drejtësinë e re prej të cilës kanë të drejtë të jenë shumë të tmerruar, kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër, prej momentit kur ajo fillon hetimin”- tha Balla.

Sipas tij, “Në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, as të provuar e as si autentik duhet të depozitojnë materialin në Prokurori. Prej këtij momenti po ashtu nuk duhet tja lërë këtë cështje vullnetit të akuzatorëve të nisë hetimet kryesisht se jo vetëm ne por cdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën, për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përvec organeve të drejtësisë. Presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari nëse është fajtorë, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje”.

LEXO EDHE:  Topallit lëshon një deklaratë shokuese : Berisha mund ta shkarkojë Lulin për 24 orë...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook