Ballina Politike Përjashtimi i liderit të opozitës nga Kuvend, deputeti i ri i PD-së:...

Përjashtimi i liderit të opozitës nga Kuvend, deputeti i ri i PD-së: Unë e di se kush e dha urdhrin për…

Ervin Salianji ishte i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku ka folur lidhur me bllokimin e foltores së Kuvendit ditën e djeshme nga  PD si dhe përjashtimin e Bashës nga seanca. 

Deputeti karizmatik u shpreh se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që të ketë incidente të këtij lloji në parlament.

“Nuk ka ndodhur më parë që të ketë përplasje për të drejtën e fjalës. Mund të ketë pasur për tejkalim të kohës, por jo për të drejtën e fjalës. Shoku Gramoz e ka ngatërruar përudhën dhe mendon se mund ti ndërpresë fjalën opozitës si para 30 viteve. Ne kemi kërkuar që si për çdo akt që kalon në kuvend të kemi diskutime në Kuvend. Regjistrimet kanë ndodhur dhe Ruci i ka pranuar kërkesat e deputeteve, por deputetët e mazhorancës ishin të papërgatitur. Shtyrja e seancës u kërkua nga PD dhe LSI. Nuk ka skandal më të madh se të tentosh të mos lësh opozitën të flasë kjo është e padrejtë. Ruci nuk ka marrë votat tona për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit, por ka marrë kundërshtimin e ashpër të PD.”– tha Salianji.

Deputeti PD-së u shpreh se përjashtimi i Bashës ishte një porosi e gatshme nga Rama.

“Neni 46 i rregullores së Kuvendit thotë se çdo deputet që do të diskutojë për rendin e ditës duhet të regjistrohet në sekretari, dhe ne i kemi regjistruar dhe kemi ndjekur të gjitha hapat procedurale. Unë mendoj se mund të jetë edhe një skenar i Ramës për ta degraduar akoma më shumë dhe për të hequr vëmendjen. Ishte porosi e Ramës dhe sapo nisi diskutimi, Rama tha thuaji që ka mbaruar”– u shpreh Salianji.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Thirren në Prokurori zyrtarët e PD-së për audio-përgjimin e Agron Xhafajt