Ballina Aktualitet Policia e Shtetit reagon: PD po na sulmon politikisht lidhur me ngjarjen...

Policia e Shtetit reagon: PD po na sulmon politikisht lidhur me ngjarjen e biznesmenit Orest Sota

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me ndalimin e biznesmenit Orest Sota në Elbasan pak ditë më parë.

Rasti i biznesmenit të cilit iu gjet gjatë kontrollit mbi 800 mijë euro si dhe dy patenta për drejtimin e mjeteve lundruese në emër të ish ministrit Saimir Tahiri, ka kaluar në rang debati politik mes PD dhe Policisë së Shtetit.

Sipas akuzave të PD, policia mbajti të fshehur ngjarjen, por Policia e Shtetit thotë se ka zbatuar ligjin dhe se PD po sulmon politikisht.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit: 
Përsëri Partia Demokratike sot akuzoi për qëllimet e saj dhe pa asnjë bazë Policinë e Shtetit, lidhur me ndalimin e shtetasit Orest Sota nga policia. Policia e Shtetit është e detyruar të shprehë përsëri keqardhjen për këtë sulm politik, duke nënvizuar se ka bërë detyrën konform ligjit e të gjitha procedurave të kërkuara nga ligji.Kjo është lehtësisht e vërtetueshme, siç është e qartë që shtetasin e ndaloi dhe e çoi për procedim penal, Policia e Shtetit jo akuzuesit e saj.

Policia e Shtetit shpreh edhe njëherë keqardhjen për përsëritjen e përditshme të akuzave që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe i bën thirrje Partisë Demokratike e të gjithë forcave politike, të mos bëjnë politikë duke përbaltur punën e uniformave blu.
Policia e Shtetit ka goditur dhe do të godasë pa asnjë diferencim, çdo shkelje dhe shkelës të ligjit, pavarësisht përfshirjes së qëllimshme që politika i bën asaj në axhenda të cilat nuk kanë të bëjnë asgjëkundi me misionin e me punën e policisë.

Policia e Shtetit pret mbështetjen dhe solidaritetin e opozitës në luftën kundër krimit, korrupsionit e shkeljeve të çdo lloji, jo luftën politike kundër saj kur ajo kryen detyrën për të cilën është krijuar e për të cilën paguhet nga taksat e popullit shqiptar.

LEXO EDHE:  Berisha publikon dëshminë tronditëse të Avokatit të Popullit, akuzon narkoshtetin për rrëmbime të vërteta të qytetarëve

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook