Ballina Kryesore “Pra kjo ishte vjedhje” qytetarët ‘lum komentesh’ ndaj Ramës (Foto)

“Pra kjo ishte vjedhje” qytetarët ‘lum komentesh’ ndaj Ramës (Foto)

Para pak minutash kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në facebook për vendimin e AMA-s për rindezjen e sinjalit të vjetër të sistemit analog.

Rama kritikoi fikjen e sistemit të vjetër pa siguruar akses në atë të riun, por deklarata e kryeministrit nuk i bindi të gjithë ndjekësit e tij në facebook.

Një qytetar i shkruan se i gjithë procesi ishte vjedhje dhe vendimi i AMA-s erdhi menjëherë pasi u shitën mijëra dekoderë.

“Pra, kjo ishte vjedhje:Pas shitjes të dhjetra mijëra dekoderave, AMA ( Autoriteti i Mediave Audiovizuale ) bën prapaktheu! Rikthen përsëri sinjalin e televizorëve analog, duke nxjerrë të pa vlerë dekoderat që u blenë me paratë e gjakut të shqiptarëve! Çdokush që bleu një dekodër, por edhe të gjithë ne, nëse na ka mbetur sado pak dinjitet duhet të mbushim sheshet, deri në kthimin e vlerës të secilit person që u vodh!Turp!”, shkruan qytetari.

“Jo Gert, mos u ngut te thuash fjalen e fundit pa u informuar si duhet. Rindezja eshte vetem e perkohshme. Mesa duket procesi i sensibilizimit nga ana e AMA-s, nuk ka qene i mjaftueshem dhe shume njerez s’kane marre masat ne kohe. Prandaj s’mund te jemi dakord me fikjen momentalisht. Por fikja e sistemit analog eshte norme europiane, e detyrueshme per zbatim nga te gjitha vendet dhe Shqiperia e ka shtyre aq sa s’mund te shtyhet me, perveçse per pak kohe – qe te gjithe te kene mundesine e aksesit ne sistemin e ri.”, shkruan kryeministri Edi Rama.