Ballina Kryesore Presidenti Meta takon ministrin maqedonas: Përshendes miratimin e ligjit për përdorimin e...

Presidenti Meta takon ministrin maqedonas: Përshendes miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë, zotin Nikola Dimitrov i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Meta vlerësoi vizitën e Ministrit Dimitrov në Tiranë si shprehje e vullnetit të qeverisë së re të Maqedonisë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e bashkëpunimit ekonomik, vecanërisht në atë infrastrukturor dhe energjitik.

Presidenti Meta përshëndeti përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishme demokratike dhe angazhimin e saj për stabilitetin politik e përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërqytetar.

Në fjalë e tij Meta përshendeti gjithashtu dhe vullnetin e qeverisë maqedonase për miratimin e “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” në mënyrë të veçantë atë të gjuhës shqipe, si një hap të rëndësishëm për adresimin e plotë e pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Metës anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është një hap i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe stabilitetin e saj dhe të rajonit duke siguruar mbështetjen e Shqipërisë për këtë proces të rendësishëm.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar për stabilitetitn dhe integritetin e Maqedonisë dhe angazhimin aktiv të aktorëve politikë shqiptarë në drejtim të përmirësimit të klimës dhe harmonisë ndëretknike në Maqedoni.

Presidenti Meta vlerësoi rolin e pakicës maqedonase në Shqipëri duke e konsideruar atë si një urë lidhëse të rëndësishme mes dy vendeve dhe duke nënvizuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për respektimin e pakicave etnike në Shqipëri në respekt të plotë edhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu falënderimet për urimin e marrë nga Presidenti Ivanov dhe i kërkoi Ministrit Dimitrov përcjelljen e përshëndetjeve të tij të përzemërta për homologun e tij maqedonas.

LEXO EDHE:  Meta: LSI forcë e parë dhe kjo histori ka marrë fund, arroganca e Ramës mbyllet në 25 qershor