Ballina Kryesore Prishja e Teatrit/ Bylykbashi: Do të shkoni në burg, po shkatërroni çdo...

Prishja e Teatrit/ Bylykbashi: Do të shkoni në burg, po shkatërroni çdo gjë të ndërtuar para vitit ’44

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale për shkatërrim e grabitje të pronës publike.

Bylykbashi u shpreh se njerëz do shkojnë në burg për projektligjin e teatrit, që sipas tij është antikushtetues.

“Kemi fituar luftën si barbarë me Kushtetutën dhe sot po ndani plaçkën, po ndani pronën publike, financën publike, interesin publik”.

“Ju thjesht nuk po shkatërroni një nga momentet e arkitekturës të Tiranës. Kur ishte vetëm 18 vjet kryeqytet kishte teatër. Të tjetër në këtë vend nuk kishin. Tirana nuk fillon në 2020-ën, ka filluar në 1920-ën. Tirana nuk fillon as në 29 Nëntor 1944. Dhe iu po shkatërroni çdo gjë nga themelimi i kryeqytetit deri në ditën kur morët pushtetin me armë, 29 nëntor 1944”, u shpreh ai nga foltorja e Kuvendit.

Oerd Bylykkashi i cilësoi deputetët socialistë si marioneta në duart e kryeministrit Rama, projektligjin për Teatrin Kombëtar e krahasoi me dramën e “Arturo Ui”.

“Në teatrin që ju planifikoni të prishni me vendimin e sotëm po luhet drama e jashtëzakonshme e ‘Arturo Ui’, bosi i trustit të lulelakrës. Askush se kishte menduar se drama do luhej në këtë sallë dhe ‘Arturo Ui’ do ishte kryeministri që keni ju sot për kryeministër. Banda e ‘Arturo Ui’ është këshilli i tij i ministrave dhe iu do ishit ata ushtarët e sejmenët e tij. Ndërkohë që Gëbelsin apo Zhivolën e ka në bashkinë e Tiranës. Po na thoni që keni shpikur diçka inovative. Nëpërmjet PPP, kësaj PPP-je origjinale po zhvilloni Shqipërinë. Në fakt kjo PPP juaj është trusti që ka në krye Edi Ramën kryeministër. Ka një nen dhe kod penal që është më fleksibël se çdo ligj që do bëni këtu dhe njerëz do shkojnë në burg për këtë”, përfundoi deputeti demokrat.

LEXO EDHE:  Vrau nënën dhe babain, zbardhet dëshmia e tronditëse e 26-vjeçarit: Nuk janë prindërit e mi!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook