Ballina Aktualitet Protestat e opozitës, ambasadori Lu takon Bashën e Kryemadhin

Protestat e opozitës, ambasadori Lu takon Bashën e Kryemadhin

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka zhvilluar dy takime me liderët e opozitës, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe më pas kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Fillimisht ambasadori Lu takoi kryedemokratin Basha rreth orës 11:00 në Selinë e Partisë Demokratike.

Takimi me liderin e PD-së zgjati 60 minuta, ku kanë biseduar pa praninë e mediave. Mësohet në takim ka qenë i pranishëm një tjetër përfaqësuese të ambasadës.

Fill pas mbylljes së takimit me Bashën, ambasadori Donald Lu ka mbërritur rreth orës 12:20 në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku po zhvillon një takim me kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

Dy takimet vijnë pas situatës së tensionuar politike në vend, si dhe pas paralajmërimeve të opozitës për një valë protestash gjatë ditëve në vijim.

Kujtojmë që pas protestës së opozitës, të zhvilluar brenda dhe jashtë Kuvendit, Ambasada Amerikane reagoi ashpër duke dënuar dhunën në Parlament.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook