Ballina Politike “PS fituese në Berat”, ja sfida që Blendi Klosi ka për LSI

“PS fituese në Berat”, ja sfida që Blendi Klosi ka për LSI

SHPËRNDAJE

Kanë ngelur dhe 6 ditë nga zgjedhjet elektorale dhe premtimet,akuzat dhe sfidat nuk kanë të mbaruar. Blendi Klosi në një takim me banorët e Gurti të Bardhë në Urë Vajgurore porositi banorët që mos bien pre e mashtrimit të blerjes së votës.

Klosi gjithashtu nuk harroi të bënte një rezyme lidhur me punët e suksesshme që PS bëri gjatë katër viteve të fundit. Klosi nuk harroi dhe të thumbonte LSI , të cilës i hapi një sfide direkte teksa pohoi se PS do të marri 5 mandate në Berat.

DEKALRATA E KLOSIT

Një nga reformat që kemi bërë është reforma e pensioneve, se pensionet për 25 vite kanë qenë çamur. Njerëzit punonin dhe asnjë nuk paguante kontributet e pensioneve. Vite të tëra pensionesh kanë humbur nga një sistem i mbrapshtë. Reforma ka ndryshuar dhe plotë 200 mijë të rinj paguajnë siguracionet, pra kanë dalë nga puna e zezë.

Një reformë tjetër jashtëzakonisht e rëndësishme që ndihet këtu në Urë dhe ka bërë diferencën është reforma territoriale. Bashkia e Urës është bërë katër herë më e fortë sepse ka forcën e bashkisë së Urës së vjetër, Poshnjes, Kutallisë dhe Cukalatit. Të katërta njësitë janë bërë bashkë dhe kryetarja e bashkisë ka shumë më tepër mundësi që të menaxhojë më shume fonde, të ketë më pak kosto administrative, por të ketë më shumë investime për njerëzit. Kjo është arritja më e madhe e reformës territoriale.
Kjo fushatë elektorale ka edhe një specifikë tjetër,ne jemi në këtë fushatë me veten tonë. Ne jemi përballë me njerëzit tanë. Forca e PS dhe lidershipi i Edi Ramës ka shumë nevojë që të mbështetet dhe të jetë i plotë. Ne nuk duhet ta bëjmë qeverisjen pazar me qeveritë e vogla. Po në këtë garë ne kemi një synim, të marrim pesë mandate për Partinë Socialiste. Kush do që Edi Rama të jetë një Kryeministër i fortë me pesë mandate duhet të votojë PS.

Ne mundemi, ne kemi të gjitha mundësitë këtu në qarkun e Beratit ti marrim të pesta mandatet. Unë kam garancinë maksimale që po të ndodhin zgjedhjet sot ne i marrim pesë mandate. Mos të lejojmë askënd të manipulojë votën. Duam të kemi një fushatë sa më të qetë, por ama duam që të jemi të ndershëm te vota. Ndaj bëni përpjekje që vota e qytetarëve të jete e ndershme, të jetë e lirë dhe pa deformime.

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakLSI i kthen reston Ramës: Ja emrat e të punësuarve familjarisht në Sarandë dhe Delvinë
Artikulli tjetërFoto/ Sërisht terrorizëm në Francë, makina përplas qëllimisht furgonin e policisë