Ballina Aktualitet Pyetet për çështjen “Xhafaj” dhe “Tahiri”, ja si përgjigjet kryeprokurorja Marku

Pyetet për çështjen “Xhafaj” dhe “Tahiri”, ja si përgjigjet kryeprokurorja Marku

Deputeti i PD-së, Edi Paloka i drejtoi kryeprokurores Arta Marku disa pyetje për çështjet Xhafaj, Tahiri, etj.

Kryeprokurorja Marku tha se kishte zbatuar ligjin dhe dispozitat kalimtare për lëvizjet në prokurori, ndërsa theksoi se nuk kishte informacion për çështjet gjyqësore.

“Atëherë mbi ç’bazë janë bërë emërimet dhe shkarkimet e drejtuesve të opozitës. Opozita e paralajmëroi që kur shkuat në atë karrige që e vetmja arsye se pse po shkonit në atë karrige ishte largimi i prokurorëve që kishin dosje “djegëse” për ministrat dhe funksionarë të PS-së. Juve kjo nuk u bëri përshtypje. E vazhduat detyrën dhe në kundërshtim me ligjin larguar prokurorët e Tiranës, Durrësit dhe sidomos prokurorin e Krimeve të Rënda që hetonte Tahirin. Dua ta detajoj me Prokurorinë e Durrësit. Dërguat aty një shoqe tuajën të shkollës. Pas tre muajsh që u dërgua në Prokurorinë e Durrësit, u gradua dhe u vu në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjatë tre muajve dy akte u regjistruan, vjedhja e postës së Prokurorisë dhe vjedhja e vet Prokurorisë. Këto ishin meritat e kësaj zonje? dhe së fundmi, çështja e Geron, Agron, Fatmir Xhafajt dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me katër ditë vonesë dhe vetëm pasi Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria. Si ka mundësi që Prokuroria e Tiranës u vu në mes të natës disozicion të një trafikanti të dënuar droge siç është Agron Xhafaj dhe brenda 24 orëve u ngrit e gjitha në këmbë për një kallëzim të rremë me një shpejtësi të pa hasur kurrë më parë. Prokuroria e Tiranës brenda 24 orëve regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt. Hodhi shortin, prokurori mori në dorëzim dosjen”, shprehet Paloka.

“Disa përgjigje që më lejohen do t’ua jap. Siç jeni në dijeni me reformën e re të drejtësisë, prokuroria ka pësuar ndryshime substanciale. Nga një institucion tërësisht i centralizuar, është bërë i decentralizuar. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë për një hetim konkret, apo të japë urdhra apo udhëzime konkrete. Mund të japë udhëzime vetëm të përgjithshme. Prokurori i çështjes është titullari dhe përgjegjësi i pa diskutueshëm i çështjes që ka në hetim. Është në përgjegjësinë e secilit prokuror të fillojë një hetim kryesisht dhe vetëm gjykata është ajo që vendos ligjshmërinë e hetimit të një prokurori. Ndërhyrjet e mia në çështjet konkrete mi ndalon ligji dhe çështjet që ju pyetët janë të karakterit konkret, për ministra, për deputetë. Nuk kam detyrim ligjor të kem një informacion të tillë”, u përgjigj Arta Marku.

LEXO EDHE:  Vasili sulmon Ramën: Qeveria i bie legenit me dëgjesa e Facebook

Për sa i përket emërimeve dhe shkarkimeve. Gjatë ushtrimit të funksioneve të mia si prokurore e Përgjithshme e përkohshme kam zbatuar me korrektesë Kushtetutën dhe ligjin. Kam zbatuar dispozitat tranzitore që parashikon kompetencat e mia. Kam zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që parashikon vazhdimësinë e institucionit.

“A është PPP-ja organ kushtetues. Të na e sqarojë zonja. Në rast se konsideron PPP-në, dmth prokurorin privat politik organ kushtetues, të na sqarojë zonja.”, tha Noka.

“Kush e ndjen veten se është jo kushtetues mund të largohet nga mbledhja”, tha Manja.

“Dua t’ju sqaroj se gjatë kësaj periudhe që ushtroj detyrën kam bërë caktime të përkohshme të prokurorëve në disa funksione të caktuara. Kjo është në kompetencën që më lejon dispozita kalimtare. Caktimet e përkohshme nuk kanë një procedurë që duhen ndjekur. Nuk kanë procedurë ligjore që më detyron”, u shpreh kryeprokurorja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook