Ballina Kryesore Mbyllet numërimi në Durrës , PS merr 8 mandate, PD 4, LSI...

Mbyllet numërimi në Durrës , PS merr 8 mandate, PD 4, LSI merr 2, ja emrat e deputetëve

Ka përfunduar proçesi i numërimit të votave në Qarkun e Durrësit, i cili prodhon 14 mandate deputetësh.

Nga numërimi i 460 kutive në Qarkun e Durrësit, PS vulos fitoren e saj me 49.6% të votave ose 8 mandate, e ndjekur nga PD me 28.9% të votave ose 4 mandate, dhe LSI renditet forca e tretë me 14,8% ose 2 mandate.

Bie në sy mbetja jashtë listës së kandidatëve fitues e kreut të PAA, Agron Duka, i cili i renditur i pesti në listën e kandidatëve të PD-së, nuk mundi të siguronte dot një mandat në Parlamentin e ardhshëm.

QARKU DURRËS (14 MANDATE)

Partia Socialiste (8 mandate)
1.Eglantina Gjermeni
2.Milva Ekonomi
3.Fidel Ylli
4.Ilir Ndraxhi
5.Rolant Xhelilaj
6.Jurgis Çyrbja
7.Rrahman Rraja
8.Klodiana Spahiu

Partia Demokratike (4 mandate)
1.Oerd Bylykbashi
2.Fatbardha Kadiu
3.Edi Paloka
4.Florjon Mima

Lëvizja Socialiste për Integrim (2 mandate)
1.Lefter Koka
2.Nora Malaj

Rezultati Final
1. PS – 72.873 vota,  49.6% (8 mandate)
2. PD – 42.488 vota, 28.9% (4 mandate)
3. LSI – 21.712 vota, 14.8% (2 mandate)

Përditësimi në orën 15:45

1. PS – 69.546 vota (8 mandate)
2. PD – 40.846 vota (4 mandate)
3. LSI – 21.586 vota (2 mandate)

Përditësimi në orën 08:40

1. PS – 66.298 vota (8 mandate)
2. PD – 37.333 vota (4 mandate)
3. LSI – 20.910 vota (2 mandate)

Përditësimi në orën 04:00

1. PS – 65.674 vota (8 mandate)
2. PD – 36.973 vota (4 mandate)
3. LSI – 20.673 vota (2 mandate)

Përditësimi në orën 01:30

  1. PS – 63.048 (8 mandate)
  2. PD – 34.148 (4 mandate)
  3. LSI – 19.998 (2 mandate)

Përditësimi në orën 23:00

LEXO EDHE:  Deri në 70 lekë më shume? Rriten sërish çmimet e paketave të cigareve

1. PS – 53.984 vota (8 mandate)
2. PD – 29.722 vota (4 mandate)
3. LSI – 16.866 vota (2 mandate)

 

Përditësimi në orën 18:30:

1. PS – 33.224 vota (8 mandate)
2. PD – 17.903 vota (4 mandate)
3. LSI – 9.799 vota (2 mandate)