Ballina Aktualitet Rama bën premtimin e madh të rradhës

Rama bën premtimin e madh të rradhës

SHPËRNDAJE

Edhe njëher në komunikimin e tij javor i veshur thjeshtë pa kollare dhe pa kostum Rama ka bërë premtimin e rradhës por ktë herë jo për shqiptarët e shqipëris por për ata që jetojnë jashtë.

Ai u shpreh shumë i sigurtë që mbas këtyre zgjedhjeve, zgjedhjet e tjera emigrantët do votonin nga aty ku janë pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri.

“Komunikimet e këtyre javëve do ti bëj direkt nga vendndodhjet e mia në rrugëtimin drejt fitores së 25 qershorit. Përshëndetje nga Elbasani. Sot dua tu drejtohem të gjithë miqeve të këtij rrjeti që janë në emigracion, atyre qe  e kanë të pamundur të hedhin votën këtu për PS në ditën që ndan përfundimisht të ardhmen me shtet punë mirëqenie nga e shkuara pa shtet, pa rregulla, pa drejtësi. Kjo është hera e fundit besoj që ju nuk mund të votoni direkt nga ku ndodheni sepse ne kemi nisur punën kolosale për të tregjistruar shqiptarët jashtë atdheut, që për çerek shekulli nuk i numëroi kush.”

Rama më pas u bëri thirrje emigrantëve që të votonin për të edhe njëherë kështu që ai të mundet të bëjë gjërat e tjera që premtoi e smundi dot për këto 4 vjet.

“E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013 dhe thonë duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo po edhe kjo tjetra. Kemi bërë gjithçka kemi mundur,  e di që mbetet edhe shumë për të bërë, por ama ju kemi dhënë provën se dimë të bëjmë shtet. Mos harroni që në 44 muaj nuk mund të bëhej cka nuk u bë  në cerek shekulli. Nuk dua të justifikohemi para jush për asgjë skemi bërë dot , por dua tju siguroj se do të bëjmë të gjitha ato që duhen nëse na mbështesni duke na mbështesuar me votën tuaj mua dhe PS duke pasur më shumë pushtet, jo për veten por duke bërë më shumë për Shqipërinë që duam të gjithë.” u shpreh Rama.

Comments

comments