Ballina Politike Rama i jep tjetër formë shprehjes së tij “S’keni parë gjë akoma”,...

Rama i jep tjetër formë shprehjes së tij “S’keni parë gjë akoma”, ja çfarë tha në Kuvend

Gjatë replikës së tij të djeshme në atë seancë maratonë të Kuvendit, siç kishte deklaruar 4 vite më parë, kryeministri Rama tashmë që siguroi mandatin e dytë i ka kujtuar opozitës sërish një prej shprehjeve të tij më të famshme “S’keni parë gjë akoma”.

Para 4 vitesh kjo shprehje u përfol gjërë e gjatë teksa ata e kanë kuptuar si kërcënim, ai e përdor sërish por kjo në pjesën e mirë të dëshirës së Ramës për të bashkëpunuar me opozitën dhe për tu shtrirë atyre dorën.

“Më vjen mirë që opozita e bëri dhe e nënvizoi disa herë dallimin mes fjalës time prezantuese dhe asaj të katër viteve më parë që mbajta këtu. Nuk çuditem që e quajtët truk, hile, hipokrizi dhe më vjen keq që se besoni që është siç është në të vërtetë, një hapje e vërtetë ndaj jush. Ky është vetëm fillimi i fillimit, dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush dhe s;keni parë gjë akoma”,- tha Rama.