Ballina Politike Rama: “Mos besoni barcaletat e Lulit”

Rama: “Mos besoni barcaletat e Lulit”

Takimet e shpeshta me Bashën mesaduket kryeministrit i kanë ndryshuar pikëpamjen politike sesi ai e sheh kundërshtarin e tij. “Ai shprehet se Luli është një çun i mirë por nuk bën për punë”.

Kur flet Luli, që tani dhe e njoh, dhe nuk është çun i keq dhe kur thotë do jem Kryeministri juaj mua më kujtohet sahati i Tiranës. Sahati i Tiranës është i kryetarit të bashkisë, katër vjet nuk e ngriti një herë kokën, katër vjet nuk punoi sahati. Thotë më bëni ju mua Kryeministër tani që t’ua ngel sahatin e gjithë Shqipërisë.Se mua ora më rri 12:00. Dhe thotë Edi Rama mos trego barcaleta. Këto nuk janë barcaleta, janë të vërteta. Pse është për të qeshur nuk do të thotë që është barcaletë, është e vërtetë. Nuk ka barcaletë që ta bësh kaq bukur,  saç Luli e ka shpallur bukurisht që nuk është për punë. Luli zgjohet vetëm kur ka kamera përpara, fiken kamerat, fiket televizori, duhet me e tund se ndryshe e zë gjumi.”

Rama bëri përgjegjës Berishën, duke deklaruar se po të ishte takuar më herët me kreun e PD do të kishte qenë më mirë. Ai nuk ngurroi tu kërkonte dhe votën demokratëve të Pukës.

Kam një pyetje për të gjithë demokratët: Nëse duhet me shku nga Puka në Tiranë, aty ka makinë dhe shoferi është socialist. Ka dhe një karrocë, karrocieri është demokrat. Ti në Tiranë shkon me makinë apo karrocë? Ti thua jo nuk marr makinën se është e PD, do shkoj me karrocë.Kështu është qeveria, do makinën tonë për të shkuar në Europë apo karrocën e Lulit të ngelë ora 12:00?Të thoshte çdo moment jemi në Tiranë, ndërkohë që nuk ka lëvizur akoma nga Puka. Ne na kanë ngatërruar shumë, na ngatërroi Saliu, të ishim takuar më përpara me Lulin do të kishte qenë më mirë.Nuk ka problem. Një çerek shekulli, o burra të shkojmë në zgjedhje sikur po shkojmë në stadium.
Një përgjigje Rama e pati dhe akuzat e kryedemokratit për shpenzimet për palma dhe fasada.”

LEXO EDHE:  "Majko u zu me Ramën", deputeti demokrat zbulon arsyen pse ministri i Diasporës u largua nga seanca parlamentare

Luli thotë palma, bar, lulishte, pllaka.Çi duhen popullit? Populli do bukë. Po si mund të rritet ekonomia pa këto? Vetëm deleve nuk u duhen, atyre u duhen bari dhe stani. Janë një tufë njerëzish të mbaruan që nuk duan t’ia dinë fare.Njerëzit janë më të pasur jo më të varfër nga këto projekte.Shifrat e ekonomisë këtu do flasin qartë kur këto projekte të përfundojnë. Rrugën e Gjegjanit sa herë ua premtuan, 1200 herë.”

Kryeministri premtoi të tjera investime për Pukën.

Ju i keni sytë shumë të fortë në Pukë dhe nuk ua ha qeni shkopin. Nuk ka sy që të mos shohë ndryshimin dhe u them nuk kemi bërë gjë akoma se do bëjmë shumë më shumë për Pukën dhe Fushë Arrëzin.Puka për çerekshekulli ishte një kënetë.Liqeni i Pukës ishte kthyer në një gropë septike.”