Ballina Politike Rama në Gjirokastër : Dhamë prova na jepni besimin !

Rama në Gjirokastër : Dhamë prova na jepni besimin !

Nga fshati Virua në Gjirokastër ku kryeministri Rama kishte një takim me gra e vajza, tha se nuk do ta besonte kurrë që PD nuk do të përfshinte asnjë grua për të përfaqësuar këtë qark në Parlament ose më mirë nuk donte ta besonte pasi me PD gjithëçka është e mundur. Dhe kjo sipas kryeministrit është një arsye më shumë për ta votuar Partinë Socialiste.

“PD për projektin e republikës së re ka menduar që asnjë grua nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Këlcyera, Përmeti, Dropulli nuk meriton të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë.”

Ai tha se PS ka treguar që është e vetmja forcë e cila di të bëjë shtet dhe kjo është arsyeja pse i duhet të qeverisë e vetme.

I është dhënë prova të gjithë njerëzve që duan këtë vend se ky vend mund të bëhet dhe se ne mund të bëjmë shtet dhe këtë mund ta bëjë PS. Ne duhet të garantojmë që PS të ketë e vetme dhe pa të tjerë në prehër timonin e drejtimit të këtij vendi.”

Rama kërkoi ndihëm e shqiptarëve për të patur më shumë fuqi për të punuar për ta dhe jo për interesat e pushtetit të PS.