Ballina Politike Rama në intervistë për Francë 24: Mund të jemi dobët ekonomikisht por...

Rama në intervistë për Francë 24: Mund të jemi dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie

Rama ka folur ditën e sotme në një intervistë për televizionin e shquar francez “Francë 24” nga zyra e tij për çështjet më pikante si kanabisi, reforma e shumëpritur në drejtësi dhe integrimi i vendit tonë në Bashkimin Europian.

Përsa i përket kanabisit kryeministri u shpreh shumë pozitiv duke thënë se do arrinte ta fshinte si fenomen brenda vitit tjetër, ai u shpreh gjithashtu se ne jemi një vend i varfër por jo aq sa tregojnë shifrat pasi ka goxha të ardhura nga emigrantët dhe ekonomia informale që sipas tij po e rrit Shqipërinë.

“Këtë vit kemi patur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale”, u shpreh kryeministri Rama.