Ballina Kryesore Rama njëjtë si katër vite më parë, takim informal me kabinetin e...

Rama njëjtë si katër vite më parë, takim informal me kabinetin e ri. Ja axhenda e takimit

Kryeministri Rama nuk ka ndërmend që të largohet nga Vlora. Njëjtë si katër vite më parë Edi Rama do të mbledhë në një takim informal të gjithë kabinetin e ri qeveritar, pasi e bëri atë publik një ditë më parë.

Mbledhja e njoftuar do të mbahet më konkretisht në orën 17:00 do të mbahen në një prej restoranteve në zonën e Llogarasë.

Kryeministri duket se nuk ka ndërmend të humbas asnjë minutë duke filluar kështu menjëherë punën për 4 vjeçarin e ardhshëm. Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare.

Edi Rama nga Asambleja e PS-së ashtu siç dhe po përfolej tashmë i ka shkrirë disa ministri ndërsa kabineti i tij do të jetë më i vogël.

“Struktura e re e qeverisë do ndryshojë. Defektet e mandatit të parë, por edhe sfidave të këtij mandati çojnë që na duhet një qeveri më e vogël dhe më bashkëvepruese”, tha Rama. 

Axhenda e mbledhjes  së sotshme do të jetë :

PIKAT
1-Ndarja të kompetencave
2-Rrëgullimi i 104 drejtorive në varësi
3-Shperndarja e godinave ministrore
4-Pergatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse
5-Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.
6-Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS (5 kryetarët dhe shpërndarja e anëtarëve).