Ballina Politike Rama përgatit situatën: Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar e kanë rradhën...

Rama përgatit situatën: Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar e kanë rradhën politikanët

SHPËRNDAJE

Një miting i përmasave të mëdha është organizuar sot në Fier nga Partia Socialiste ku kryeministri Rama kërkoi votën e fierakëve që historikisht ka qenë zonë e PS-së.

Rama u shpreh se gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar po u vjen fundi dhe tani po vjen ora e politikanëve dhe zullumeve që kanë mbetur të mbuluara prej 25 vitesh dhe që kanë shkatërruar vendin duke penguar reformat për të bërë shtet.

“Sot këtu në Fier dua t’ju them se është një moment historik për Shqipërinë. Më 25 qershor flamuri kuq e zi është në udhëkryq ose do e marrim atë të bashkuar pa dallim bindjesh politike dhe ta çojmë në oborrin e Europës së bashkuar ose do mbetemi të ndarë nën flamujt e lloj-lloj partive të cilat që nga viti 1991 vijnë para jush sa herë ka zgjidhje dhe përsërisin të njëjtën gjë, taksat për tokë dhe shpenzimet në hava.
Shqipëria vuajti për çerek shekulli nga kjo recetë, dhe njerëzit që flasin gjithë ditën për ju dhe punojnë natën për veten. Ne jemi të bindur se nëse duam ta rrisim ekonominë mbi 5%, nëse duam ta ulim papunësinë në një shifër të vetme, na duhet të vazhdojmë përpjekjet për të bërë shtet. Na duhet të vazhdojmë mbi këto themele që kemi hedhur.  E dëgjuat Lulin dje çfarë tha? E tha me dashje apo pa dashje, ia nxori goja tha një të vërtetë që duhet ta marrin vesh të gjithë shqiptarët. Më 25 qershor tha nuk do votoni për reformën në drejtësi se me demek kjo qenka punë e kryer. Mos e merrni lehtë, vota e 25 qershorit është që të vazhdojë reforma në drejtësi.
Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do jetë radha e politikave dhe zullumeve të mbuluar në çerek shekulli”, – u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Comments

comments