Ballina Aktualitet Rama publikon pamje nga materniteti dhe spitali i ri i Sarandës, pas...

Rama publikon pamje nga materniteti dhe spitali i ri i Sarandës, pas një kohe të gjatë braktisjeje dhe mungesash alarmante

Ish-kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij të Facebook pamje të spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës.

Rama shprehet se së shpejti këto dy qendra do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut, pas një kohe të gjatë braktisjeje.

“MIRËMËNGJES

dhe me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut, pas një kohe të gjatë braktisjeje, rrënimi tërësor e mungesash alarmante që nuk alarmuan askënd për vite të tëra, ju uroj një javë të mbarë 🌹”, shkruan kryeministri Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook