Ballina Politike Rama i zbraz akuzat LSI-së: Janë çmendur, bërtasin, çirren, as po ju...

Rama i zbraz akuzat LSI-së: Janë çmendur, bërtasin, çirren, as po ju thotë njeri gjysëm llafi

SHPËRNDAJE

Nga Bashkia e Vorës, kryeministri Rama nuk nguroi tu kërkonte votën qytetarëve duke thënë se do të donte të qeveriste më mirë vetë pa koalicione që prishin punë tek e ardhmja e vendit. Ai nuk ndali as akuzat ndaj aleates së tij për këto 4 vjet LSI-së duke thënë se hipotekat i ka bllokuar tepsia.

“Tepsia është administrata e shtetit. Nëse ne do kishim fuqi nga njerëzit nuk do ishin sot këtu në Vorë 3 mijë familje që kanë marrë lejen dhe s’marrin dot hipotekat. Hipotekat janë të bllokuara nga tepsia”,- tha ai, ndërsa shtoi se nëse votohet PS-ja, ato do zhbllokohen brenda vitit.

Unë nuk kam dalë në këtë fushatë për luftë, kam dalë për garë po jo garë me të tjerët. Unë nuk e di çfarë kanë, janë çmendur, bërtasin, çirren, as po ju thotë njeri gjysëm llafi. Pse i shqetëson kaq shumë vetëm një gjë, duam të bëjmë shtet, duam të bëjmë administratë. Pastaj vijnë në Tiranë thonë ku është tepsia. Ore jemi këtu për njerëzit, duhet të regjistrojmë tokat, ata na kanë votuar për këtë punë. Jo, unë dua hipotekën, patentat, midhjet, oktapodin, burgun, vjen tjetri thotë dua pastruesen. Ai ka pastrueset e veta. Si mund të bëhet shtet kështu, dhe kjo s’është personale. Unë nuk them që e ka fajin ajo parti apo kjo parti. Dhe ne me koalicionin kemi bërë punë shumë të mira. Unë nuk po i hedh poshtë reformat që kemi bërë me aleatin. Pavarësisht se punët i kemi bërë vetëm ne, ata na kanë dhënë votën me mendjen tek tepsia. Por të dalin të krenohen me punët që kemi bërë”, u shpreh Rama i cili nuk ka mohuar reformat e arritura me LSI-në por thotë me vendosmëri se tani ka ardhur koha të bëjë shtet.

Comments

comments