Ballina Politike Reagon Shehi ndaj Topallit dhe Imamit : Edhe para meje ka shumë...

Reagon Shehi ndaj Topallit dhe Imamit : Edhe para meje ka shumë fëmijë në listë, por s’kërkoj shkarkimin e Bashës

SHPËRNDAJE

Kryetari i LZHK­-së dhe kandidati për deputet në listat e PD, Dashamir Shehi, deklaron se të kërkosh shkarkimin e kryetarit të partisë në mes të fushatës nuk ka moral politik.

Shehi komenton lëvizjen e një dite më parë të deputetëve Topalli e Imami për mbledhjen e strukturave për shkarkimin e kreut të PD­së, Lulzim Basha.

“Nuk më duket korrekte. Ata kanë ndenjur aty për aq kohë dhe mund ta kishin marrë këtë nismë përpara. Çfarë kuptimi ka që në ditën që ne kemi dalë në fushatë ndërmarrin një lëvizje për të shkarkuar kryetarin? Këtu kanë rënë të gjitha principet e politikës. S’ka asnjë logjikë të kërkosh shkarkimin e kryetarit në ditët e fushatës. Nuk më duket aspak korrekte nga ana morale politike. Këta njerëz duhet të presin rezultatin zgjedhor, sepse mundet që z.Basha të ketë të drejtë. Të kërkosh të shkarkosh kryetarin se nuk të ka futur në listë, nuk ka shumë moral. Askush nga ne nuk ka lindur me karrige deputeti. Edhe mua më kanë vendosur të 11­in në listë, më kanë parakaluar shumë fëmijë, njerëz që e di gjithë Shqipëria që nuk kanë vlerën time politike, por kjo s’do të thotë të kërkoj shkarkimin e Bashësdeklaroi Shehi.

Comments

comments