Ballina Kronike Rrëfimi tronditës i nënkomisarit: “Balla u fut me pistoletë në komisariat për...

Rrëfimi tronditës i nënkomisarit: “Balla u fut me pistoletë në komisariat për të liruar përdhunuesin”, reagon deputeti: Do bëjmë padi për shpifje

Deputeti Taulant Balla ka reaguar pas akuzave bërë në adresë të tij nga një ish-oficer në Policinë e Fushë-Krujës se ai, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë, janë futur të armatosur në komisariatin e Policisë së Krujës.

Taulant Balla është shprehur në një deklarate për mediat se e gjitha kjo histori është e stisur nga PD si rasti Babale. Ai paralajmëroi se do depozitojmë kallëzim penal për shpifje të rënda, ndërsa i kërkoi policisë që të publikojë lidhjet që sipas tij, Emiljano Nuhu ka me krimin.

“Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish oficeri që rezulton të ketë braktisur detyrën dhe është larguar me gjasë për azil si skenari Babale. Bën disa deklarata për një rast që nuk është i ri, është i vjetër dhe i bërë publike në rubrikën e shpifjeve të faqes së Sali Berishës në Facebook. Bën publike rastin e Rrexhep Rrahja, në një konflikt me një shtetase, rast për të cilën ka një hetim. Por sipas Emiliajo Nuhut, ‘gjatë marrjes në pyetje, në komisariat ka shkruar edhe deputeti Rahman Rrahja të shoqëruar me 10-tra persona të armatosur, mos qeshni, mes tyre kam qenë dhe unë’”, tha Balla.

Ka bërë edhe shpifje të tjera, shtoi Balla, ndërsa paralajmëroi: “Do depozitojmë kallëzim penal për shpifje të rënda”.

“Në orën dhe datën e pretenduar kam qenë në aktivitete publike”, tha Balla.

Ai i bëri thirrje PD-së të distancohet nga kjo politike përbaltëse, ndërsa shtoi se “kam besim se do çmontohet Babalja 1 shumë shpejt”.