Ballina Kryesore Ruçi kryetar kuvendi/ Deputeti i PD-së hedh akuza të forta: Oligarku-komunist që...

Ruçi kryetar kuvendi/ Deputeti i PD-së hedh akuza të forta: Oligarku-komunist që vrau 4 të rinj në mes të Shkodrës

SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka hedhur sot disa akuza  shumë të forta ndaj kryeparlamentarit të ri, Gramoz Ruçi, i cili pritet që nesër të marrë punën e re si kreu i parlamentit Shqiptarë.

Nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale Sahia shprehet se Ruçi ishte një nga kokat që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e 4 të rinjve dhe plagosjes së dhjetëra qytetarëve shkodrane në protestën antikomuniste te studenteve me 2 Prill 91 ne Shkoder.

Statusi i plotë i deputetit Bardh Spahia
Ruci në krye të Kuvendit, jo përfaqësim i Sovranit por cënim i integritetit, sovranitetit dhe moralit të shqiptarëve.
Në kohën kur Shqipëria një vend anëtar i NATO-s, është në pikëpyetje të rrezikshme për hapjen e negociatave me BE për shkak të një qeverisje të lidhur kryekëput me krimin dhe trafiqet e drogës, nga partia shtet vjen një provokim edhe më i rëndë për cdo shqiptar dhe vetë institucionet demokratike; emërimi partiak i Gramoz Rucit si kryetar i Parlamentit pluralist. Ruci nuk mund kurrsesi të jetë modeli i përfaqësimit të sovranit, ai është figura që cënon rëndë sakrificat dhe përpjekjet shekullore të elitave të Kombit, nga Veriu në Jug, familjet e pasura e fisnike që u burgosën, u pushkatuan me gjyq e pa gjyq në burgjet dhe gulaget e Enver Hoxhes. Emërimi i Rucit provokon duke fyer historinë më të ndritur të shqiptarëve, protestat mbarkombëtare për rrëzimin e diktaturës, në vitin 90, prirjet demokrate dhe europiane të të rinjve, studentëve të Dhjetorit dhe të gjithë shqiptarëve të cilët përmbysën muret e diktaturës nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Pas njëcerek shekulli tranzicioni shumë të vështirë emërimi i Gramoz Rucit, Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste me bilanc drithërues të dhjetra shqiptarëve të vrarë mizorisht në kufijtë me tela me gjemba, Sekretar i parë të Partisë së Punës në Tepelenë, një ndër ideatorët dhe firmëtarët e vrasjes së 4 të rinjve dhe plagosjes së dhjetëra qytetarëve shkodrane në protestën antikomuniste te studenteve me 2 Prill 91 ne Shkoder, përbën ngjarjen më të turpshme dhe më të rëndë për pasardhësit e etërve komunistë, të ardhur në pushtet në 2013 nëpërmjet paktit me krimin dhe mashtrimit të qytetarëve shqiptarë.
Ruci është modeli i kundërt me standartet e sistemit të lirisë së fjalës të institucioneve demokratike të Europës dhe SHBA,
Një shoqëri që po bën përpjekje titanike për tu shkëputur nga e kaluara e vet më e errët, një vend që ka përjetuar izolimin më të thellë dhe mjerimin më të madh ekonomik në Europë, një vend ku asnjë klasë politike dhe ish politike nuk ka bërë asnjëherë një MEA CULPA ndaj gjenocidit të mijra shqiptarëve, promovimi i një njëriu bashkëpunëtor me diktatorin është një varrosje e dytë e vetmohimit, sakrificave dhe kujtimit të tyre.
Kjo qeveri dhe mazhorancë me këtë emërim pa asnjë moral e kriter historik e politk, do ti verë vulën përfundimtare antieuropianizimit të Shqipërisë dhe instalimit së një sistem autoritarist oligarko-komunist.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprakGjykata e dënon për dhunë në familje, i burgosuri kërcënon gruan me telefon nga qelia: Nuk shpëton dot nga unë
Artikulli tjetërAksident pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, “Benz”-i përplaset me urbanin