Ballina Politike Selami hedh dritë mbi arsyen se pse Berisha nuk pranoi shtyrjen e...

Selami hedh dritë mbi arsyen se pse Berisha nuk pranoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve në PD

Ish-kryeministri Berisha mesa duket mbështeti idenë jo publikisht për zgjedhje në 22 korrik. Në fund ky ishte një vendim i kryesisë së PD-së.

Edhe pse Selami me Patozin u përpoqën të dy bashkë për ta shtyrë si datë në shtator u mor vendimi se data 22 ishte më e përshtatshme për të gjithë. Arsyen pse Berisha mbështeti datën 22 Selami e qartëson tek intervista e dhënë për gazetën Panorama.

“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe. Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia. Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë. Por unë nuk e paragjykoj atë”, qartësoi Selami.