Ballina Bota SHBA në alarm, “ushtria” e mushkonjave monstruoze “pushton” Karolinën e Veriut

SHBA në alarm, “ushtria” e mushkonjave monstruoze “pushton” Karolinën e Veriut

A keni parë ndonjëherë mushkonja rreth tre herë më të mëdha se normalet? Në vendin tonë besoj se nuk mund të keni parë.

Banorët e Karolinës së Veriut kanë përjetuar një makth të vërtetë pasi “ushtri” me mushkonja gjigande kanë pushtuar shtetin amerikan.

Situata kaotike ndodhi pas vërshimeve të mëdha të reshjeve të dendura dhe erërave të forta, pasojë e Uraganit Florence.

Speciet e njohura si “Phorophora Ciliata” janë zakonisht tre herë më të mëdha se mushkonjat normale, shkruan “DuaLajm.com”.

Banorët e zonës i kanë përshkruar si agresive dhe monstruoze këtë lloj mushkonjash parazitare, që thithin gjakun.

Ekspertët thonë se në zonat e përmbytura prezenca e këtyre mushkonjave është më e madhe, për shkak se të tilla kushte janë të përshtatshme për riprodhimin e tyre.

Këto mushkonja janë tepër të rrezikshme sepse bartin shumë sëmundje të ndryshme, e për pasojë autoritet në SHBA janë vënë në lëvizje për të parandaluar për përhapjen e tyre.