Ballina Kryesore “Shqipëria jonë e bukur po bëhet destinacion alternativ i pushimeve italiane…”, Kryeministri...

“Shqipëria jonë e bukur po bëhet destinacion alternativ i pushimeve italiane…”, Kryeministri Rama iu përgjigjet akuzave ndaj turizmit me shifra reale

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur fillimisht shqiptarët e duke iu uruar atyre një ditë të mbarë. Së bashku me urimin ai ka publikuar një artikull të shkruar nga një faqe online lidhur me turizmin në Shqipëri ku thekson se vendi jonë po kthehet çdo ditë e më shumë në destinacion e turistve të huaj e sidemos atyre italian.

Rama gjithashtu nuk harron të përmend rritjen që sektori i turizmit në 2 vite me 15% më shumë  nga dy vitet e fundit.

Postimi i Ramës :

MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për bukuritë e Shqipërisë dhe turizmin tonë ???
* * *
Shqipëria po bëhet destinacioni alternativ i pushimeve italiane. Me hapjen e resorteve dhe fluturime të reja nga Italia, Shqipëria është padyshim destinacioni më parësor i verës 2017.
Në mesin e plazheve ku të ngelet syri, siç janë Vlora dhe Saranda, dhe kur faqja zyrtare e turizmit albaniatravel.com të jetë online, kërkesat do të shumëfishohen në mënyrë dramatike.
Sipas raporteve nga ANSA, numrat e verës së kaluar kanë patur tashmë një kapërcim. Në vitin 2016 pati bum turistësh: 4,3 milion, 15% më shumë se në vitin 2015. Sektori i turizmit është një nga më të rëndësishme në vend, me një qarkullim prej 1.5 milionë Euro, 7% të PBB-së kombëtare.
Vjen në rritje fluksi nga vendet fqinje me Shqipërinë si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, por kështu po rriten edhe udhëtarët nga Gjermania (gjermanët ishin të parët që braktisin plazhet Romanje për zbuluar anën tjetër të bregdetit), Polonia, Rusia dhe tani edhe nga Italia.
Turistëve, Shqipëria u ofron natyrën e pacenuar, plazhet e bukura, rrënojat e lashta, ushqim të mirë dhe njerëzit miqësore. Më mirë se kaq …
ATTA (Adventure Travel Association Trade) e ka përfshirë atë midis tre destinacioneve kryesore për ata që duan një pushim aventure së bashku në Kubën dhe Portugalinë, falë shtigjeve panoramike ku mund të udhëtosh, si rruga e lashtë Egnatia që lidhte Romën me Bizantin si edhe ‘Via Dinarica’, një nga gjurmët më të mira të vitit 2017 sipas National Geographic, dhe falë kanioneve ku mund të bëhet Rafting.
Por pika më të fortë janë plazhet, të tilla si Ksamili pranë Sarandës, plazhit Dhërmi në jug të Vlorës, plazhi i Karaburunit, në Parkun Kombëtar Karaburun-Sazan dhe ai i Gjipesë, ndoshta më i bukui i vendit.
Kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që prej vitit 2014, Shqipëria është një kantier i madh. Kudo ndërtohen rrugë, pallate, spitale dhe shkolla, edhe me ndihmën e të huajve, përfshi shumë italianë të tërhequr nga stimuj të tillë si reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6% për industrinë e shërbimit të hoteleresië.
Me pak fjalë, Shqipëria është e gatshme për të nisur sfidën e saj për t’u kthyer në një mbretëreshë e turizmit. Më të zgjuarit shkojnë tani, kur ne ende kostot janë relativisht më të ulëta dhe nuk është sulmuar nga turizmi masiv.

Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakReceta Gatimi/ Si të përgatisim tortë me mollë dhe krem karamel (VIDEO)
Artikulli tjetërEl Classico fitohet nga Barcelona “2-3”, shijoni super golat nga të dyja skuadrat (VIDEO)