Ballina Kryesore “Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që bën vetëm humor”, Petrit...

“Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që bën vetëm humor”, Petrit Vasili sulmon Ramën

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sqaruar përfundimisht se forca që ai përfaqëson është kundër projektbuxhetit të vitit 2018.

Vasili ka theksuar se qeveria po i shpërndan paratë që tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj. Ish-kreu i LSI-së më tej shtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që di vetëm të bëjë humor.

“Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë. Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit. Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh. Ne s’kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor”, u shpreh Vasili.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook