Ballina Aktualitet Shqipëria shfaqet sërish në mediat e huaja, Le courrier d’Espagne: Shqipëria kërkon...

Shqipëria shfaqet sërish në mediat e huaja, Le courrier d’Espagne: Shqipëria kërkon vendin e saj në turizmin e luksit

SHPËRNDAJE

 

Përjashtimi nga taksat për plot 10 vite, përsa i përket hoteleve që kanë 5 yje u mor si një prej iniciativave të deklaruara nga Kryeministri Rama dhe mesa duket po bën bujë tek mediat e huaja që në sytë e tyre kjo duket si përpjekje e Shqipërisë për të nxitur turizmin e luksit.

Le courrier d’Espagne ka shkruar se ky veprim i Shqipërisë ka premisa të duket si një shpallje konkurence ndaj fqinjëve të vendit tonë si Greqia, Kroacia, Italia madje edhe deri në Spanjë si një përpjekje për të rrëmbyer tregun e turistëve dhe afruar sa më shumë prej tyre vitin tjetër në sezonin e verës.

Artikulli i Plotë i Le courrier d’Espagne

“Shqipëria po kërkon vendin e saj në turizmin e luksit. Qeveria e Edi Ramës njoftoi këtë verë një sërë masash për të nxitur turizmin dhe rritjen e tij. Këto masa konsistojnë në : përjashtimin nga taksat për 10 vjet për të gjitha hotelet me 5 yje, por kjo është një masë që mund të shtrihet edhe tek ato me 4 yje dhe që kategorizohen si luksoze por që janë të rrallë.

Me këtë paketë nxitëse Shqipëria Shpreson të zerë një vend në skenën e turizmit ndërkombëtar duke hyrë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Greqinë, Kroacinë, Italinë por edhe Spanjën. Situata duket e favorshme për vendin. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë për një bum të vërtetë turistik në Shqipëri. Kurba e numrit të vizitorëve pothuajse nuk ka pushuar së rrituri që nga viti 2000 (me përjashtim të 2012-2013). Ndërsa vendi priti 317 mijë turistë ne vitin 2000 arriti të kalonte në 4.13 milionë në vitin 2015. Kjo do të thotë një rritje me më shumë se 13 herë në numrin e vizitorëve ndërkombëtarë në vetëm 15 vjet.

Gjithsesi bilanci duket të jetë me më pak ngjyra nëse në vlerësim marrim flukset hyrëse të parasë në raport me rritjen që ka provuar turizmi. Shpenzimet e turistëve ndërkombëtare (transport, të mira materiale apo shërbime kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në fillim të viteve 2000 megjithatë ato duket se kulmin e tyre e kanë pasur në vitin 2009 (2 miliardë dollarë) dhe që nga ajo kohë janë përfshirë në një spirale në rënie duke arritur në 1.6 miliardë dollarë në vitin 2015.

Kështu, ndërsa Shqipëria po kërkon të vazhdojë rritjen e saj, stimujt reflektojnë gjithashtu vendosmërinë për ta mbështetur këtë rritje”.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakChampions League/ Roma barazim të luftuar ndaj Atletico Madrid, Qarabagu i Agollit falimenton ndaj Chelsea, Manchester United, Bayern dhe PSG bëjnë detyrën
Artikulli tjetërKryemadhi dhe Berisha bashkohen nga gjesti i Ramës, “Mbylli veshët kur ajo fliste në Kuvend”