Ballina Kryesore Situata pas humbjeve të zgjedhjeve në PD, Berisha: Më kanë ardhur me...

Situata pas humbjeve të zgjedhjeve në PD, Berisha: Më kanë ardhur me mijëra mesazhe, ku më kërkonin të…

SHPËRNDAJE

I ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Berisha tregoi se çfarë ndodhi pasi ai la detyrën e kreut të PD-së.

Berisha tha se pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit i kanë ardhur mijëra mesazhe që i kanë rikthyer rikthimin në krye të Partisë Demokratike.

“Berisha ka bërë një deklaratë dhe do gabojnë gjithnjë ata qe s’i marrin deklaratat ashtu siç i them unë. Kam përsëritur disa herë, se largimi im është pa rikthim. Në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthim. Por kjo s’mund të bëhej kurrë. Rikthimi im nuk i shërben PD-se, por as vendit tim”, tha Berisha.

Peka: A ka qenë ky vit politik, viti më i vështirë i Sali Berishës në 27 vite?
Berisha: Nuk kam bërë një krahasim të tillë, por nuk them se ka qenë një vit i lehtë të themi, një vit me vështirësi ka qenë. Në 27 vite, jeni politikani që konsiderohet të paktën nga opinioni si politikani që keni luajtur sipër tavolinës. Nuk i jeni shmangur ngjarjeve dhe flisni për gjithçka. Ditën që Lulzim Basha vendosi të kandidojë si kryetar i PD-së, ka bërë një deklaratë në seli ku tha ‘unë ngri kompetencat deri në zgjedhje, shpall kandidaturat dhe hap garën’. Në fakt nga dita që Basha u vetëngri, për shumë analistë më shumë se Lulzim Basha duket se u ngri Sali Berisha. Nuk keni folur deri ditën e zgjedhjeve.

Berisha: Kjo qëndron plotësisht që Sali Berisha u ngri dhe pse u ngri? Sali Berisha ka bërë një deklaratë dhe të jesh i bindur që do gabojnë gjithmonë ata që nuk i marrin deklarata e mia ashtu siç i them. Unë nuk fsheh kurrë ndonjë gjë pas deklaratës time. Kam bërë një deklaratë dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme, kam përsëritur me dhjetëra herë që largimi im është pa rikthim. Në situatën e krijuar nga zgjedhjet, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin, në një farë mënyre ose një tjetër, rikthimin, gjë e cila nuk mund të bëhej kurrë nga ana ime. Kur kam bërë deklaratën kam thënë një gjë aty, se kjo dorëheqje lidhet me dinjitetin. Nuk po e jap dorëheqjen as për këtë e as për atë, por për dinjitetin tim. Thelbi i njeriut është dinjiteti i tij dhe unë absolutisht kam shërbyer me të gjitha fuqitë e mia në ato detyra, por kam ruajtur dinjitetin tim në çdo rrethanë dhe në çdo situatë. Dhashë dorëheqjen se ai ishte dinjiteti i Sali Berishës, por edhe i PD-së dhe rikthim mbrapa, Sali Berisha nuk mund të ketë. Atëherë, kësaj morie të pafundme njerëzish që kërkonin një gjë të tillë, unë nuk mu duk momenti oportun tua përsërisja edhe njëherë në atë kohë të njëjtën gjë dhe zgjodha heshtjen si mënyrën e përgjigjes time, pra nuk ka rikthim. Nëse unë do të hyja në polemikën e madhe që shpërtheu, padiskutim që unë do të ndiqja qëndrimet e mia. Ato janë të paralizuara njëherë e përgjithmonë, unë jam i dorëhequr nga PD.

Peka: Jeni i dorëhequr dhe i kushtuat shumë rëndësi dinjitetit tuaj z. Berisha. Por nëse ka dy parti politike në trevat shqiptare që janë më shumë se parti, po lëvizje janë Lidhja Demokratike e Kosovës e ish-presidenti Ibrahim Rugovës dhe PD e Sali Berishës. Por meqenëse i kushtoni kaq shumë rëndësi dinjitetit, a ju cenohet dinjiteti z. Berisha kur shikoni se Rugova nga varri, vetëm me hijen e tij po arrin ta mbajë LDK-në një nga dy partitë kryesore në vend dhe Sali Berisha, i gjallë dhe aktiv, partia e tij është plagosur më shumë se kurrë?

BerishaSigurisht që është e dhimbshme, dhe unë nuk e mohoj që ishte një humbje vërtetë e dhimbshme. Por nga ana tjetër as kjo dhe as një motiv tjetër nuk më bën mua të shkelmoj mbi veten time. Jam i bindur se ajo nuk i shërben PD-së dhe vendit në tërësi. Sali Berisha qëndroi në krye të asaj force, të presidencës, qeverisë për 23 vite. E mbylli në mënyrë përfundimtare kapitullin e tij.

Peka: Por jo aktivitetin politik?

Berisha: Absolutisht kurrë se mbyll gjer ditën e fundit të aftësisë time mendore dhe fizike unë do të vazhdoj.

Peka: Z. Berisha, do të ngul gjatë këmbë te dinjiteti. Shqiptarët ën ’90, firmosën një kontratë me Sali Berishën për të krijuar një të djathtë në këtë vend, që filloi me 1 milionë vota, por që në ditën më të keqe shkoi në 600-700 mijë vota. Në aspektin e dinjitetit, këta njerëz që janë të gjallë, në familjet e tyre kishin një kontratë me Sali Berishën. Për aq kohë sa ai është aktiv në politik, duke qenë atë që po ndodh në PD dhe duke qenë se keni qenë indiferent ndaj veprimeve të kryetarit, Sali Berisha prishi kontratën apo i la në baltë këta njerëz me të cilët firmosi kontratën?

Berisha: Në dorëheqjen time kam pasur bindjen më të madhe se ky është edhe dinjiteti i të gjithë demokratëve, se unë me atë akt nuk po veproja vetëm për dinjitetin tim, por të të gjithë atyre që më kishin mbështetur mua në 23 vite. Detyrimisht duhet të hapësh rrugën që të tjerë të avancojne dhe çojnë përpara kauzën për të cilën ke luftuar. Do të ishte më e trishta ditë kur të mendosh se tjetër kush përveç teje nuk mund të bëhej. Ky nuk ka qenë kurrë mendimi im.

Peka: Në fakt unë po flas për angazhimin jo për drejtimin z. Berisha. Ju jeni aktiv në politikë, por jo aktiv në vendimmarrje në PD. Jeni i bindur që gjërat në PD gjatë këtyre 4 viteve kanë shkuar mirë?

Berisha: Unë jam aktiv dhe do të mbetem aktiv, kjo nuk ndryshon asgjë, por une absolutisht nuk ndërhy dhe nuk do të ndërhyjë nëse unë nuk pyetem për të dhënë këshilla, në asnjë vendim të PD, sepse nuk mund të ketë forcë politike me dy liderë. Forcat politike janë me një lider, nuk mund të ketë beteja me dy komandantë, betejat udhëhiqen nga një komandant. Në këtë kontekst, më qartë se kushdo tjetër këtë e ka Sali Berisha. Duke u shprehur këto, ka të tjerë të cilët thonë, jo po influenca. Influenca lidhet me një seri faktorësh. Ata të cilët mendojnë se Sali Berisha duhet të heshti, dhe këta janë kryesisht në grupin mediatik, ata janë mjeranë që maten me hijen e interesave të tyre dhe asgjë tjetër. Sepse ti kërkosh Sali Berishës heshtjen, bën një akt më qesharakun në çdo lloj aspekti.

Peka: Z. Berisha këta mund të cilësohen zëra mediatikë e mjeranë deri në ditën që Lulzim Basha publikoi listën e tij. Por pas listës, këta nuk janë mediatikë, por me ndikim mbi kryetarin e PD.

Berisha: Cilido tjetër mund të përballej me Lulzim Bashën publikisht për pëlqimin e mos pëlqimin e tij, përveç Sali Berishës. Sali Berisha, Lulzim Bashës ia ka thënë mendimet e tij. Atyre që kundërshtojnë Lulzim Bashën kam pasur mundësi t’ua them mendimet e mia. Nëse unë do të hyjë në betejë, unë do të ndjek betejën, por unë nuk kam ndërmend, betejat e mia kanë marrë fund. Betejat e mia në lidershipin e PD kanë marrë fund, dhe unë, angazhim tjetër nuk mund të kisha.

Peka: Edhe nëse shihni që PD po ngeòet thjesht një parti në histori, betejat e tua kanë marrë fund?

Berisha: As kam ndërmënd të dalë nga PD..Lexoni deklaratën time: edhe një po ngeli, aty do jem, i dyti do jem. Kryetari aktual, kryetari që do vijë e me radhë, në varësi nga vlerësimet e tyre, bazuar në forumet që drejtojnë, janë të lirë të marrin çfarëdolloj vendimi për PD. PD-ja nuk është pronë e Sali Berishës, nuk ka qenë kurrë. Ata që e kanë konceptuar si të tillë, ata nuk kanë kuptuar gjë nga ajo parti. Unë respektoj vullnetin e anëtarësisë së PD dhe unë qendroj në pozicionin tim të një largimi pa kthim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakFOTO/ Eventi më i madh i modës në Milano, Aurela Hoxha e ftuar në mbrëmjen gala
Artikulli tjetërElbasan/ Konflikti për pronën, plagoset me thikë 30-vjeçari