Ballina Kryesore Skandal/ Policia në Durrës bllokon autobusët me pushues kosovar

Skandal/ Policia në Durrës bllokon autobusët me pushues kosovar

Dita e sotme ka rezervuar një sjellje të pa pranueshme ndaj pushuesve kosovar që kanë ardhur nga Kosova me autobusa në qytetin e Durrësit ku ato zakonisht kalojnë pushimet e tyre.

Pushuesit nuk janë lejuar të hyjnë tek rruga “Pavarësia” ku edhe ata kanë pasur hotelet e tyre dhe pikat ku do të qëndronin. Të gjithë pa përjashtim janë detyruar të zbresin tek skajet e zonës së Plazhit dhe kanë përdorur taksitë për të shkuar drejt banesave dhe hoteleve që kishin prenotuar që nga Kosova ditë më parë.

Realisht Shqipëria është e jona, ne jemi kosovarë, por sot patëm telashe. Në hyrje këtu, policia ndali rrugën, nuk e di arsyen. Kemi kaluar shumë pjesë të rrugës me këtë autobus që po shihni. Ishte e vështirë të futeshe në këtë pjesë për shkak të kabllove të rrymës elektrike. Na do të vijmë nuk ka kush na ndal për pushime”,- u shpreh njëri prej shumë pushuesve nga Kosova.

Për situatën ka folur edhe njëri prej shoferëve: “Nuk na lejon policia, ne tjetër rrugë s’kemi. Të na japin një arsye ose të na lejojnë të kalojmë deri sa të nxjerrim njerëzit që kemi brenda”.

Policia mësohet të ketë ngritur postblloqe duke mos i lejuar autobusat që të hyjnë në plazh as nga Ura e Dajlanit dhe as nga Plepat. Autobusët që janë futur kanë marrë gjobë, teksa mësohet që autobusat me të huaj kanë vijuar si përherë në plazh ndërsa ato me kosovarë jo.

25 euro hoteli, tani edhe 5 euro taksia, merreni me mend. Bashkia hesht, policia dënon, ne na mbetet vetëm me pagu dënimin”,- u shpreh një tjetër pushues i irrituar.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Makina sportive dhuron spektakël, shihni si e "fëlliq" policinë në mes të Tiranës

Kemi ardh me fëmijë të vegjël, po na keqtrajtojmë ne që vijmë për pushime”,- foli një nga pushuesit.