Ballina Aktualitet “Skema e pasurimit të krimit dhe oligarkëve”, Basha publikon videon: Me Ramën...

“Skema e pasurimit të krimit dhe oligarkëve”, Basha publikon videon: Me Ramën në qeveri, krimi rritet e bizneset mbyllen

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e biznesit në Shqipëri.

Sipas Bashës, me Ramën në qeveri rritet krimi e pasurohen oligarkët.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë”, kështu shkruan kreu i PD, Lulzim Basha, në një postim të bërë në profilin e tij në FB, duke i bashangjitur edhe një video.

Sipas Bashës, qeverisja me në krye Edi Ramën sjell pasurimin e oligarkëve dhe falimentimin e biznesit të zakonshëm, ndërsa ka bërë publike një skemë ku tregon numrin e bizneseve të mbyllura.

Basha ka publikuar edhe një video për skemën e pasurimit të krimit dhe oligarkëve.