Ballina Politike Sondazhi tharton LSI , vjen mospranimi i parë i rezultatit

Sondazhi tharton LSI , vjen mospranimi i parë i rezultatit

IPR Marketing publikoi rezultatet e sondazhit të parë për zgjedhjet dhe sipas tij, nëse qytetarët shqiptarë do të votonin për përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.

Po sipas këtij sondazhi forcë e dytë renditet Partia Demokratike me 36%. Pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%.

Por pasi sondazhi është publikuar ka ardhur dhe reagimi i parë nga LSI. Kandidatja për deputete e kësaj partie në Qarkun e Beratit Silva Caka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, injoron sondazhin dhe e quan qesharak dhe si një film të parë dhe të riparë nga shqiptarët. Caka ka thumbuar edhe PS-PD që sipas saj kanë hartuar sondazhin konsensual ndërsa ka shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet.