Ballina Politike Spahiu: Dorëhiqem po nuk u futa në listat e PD

Spahiu: Dorëhiqem po nuk u futa në listat e PD

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu zhvilloi mbremjen e sotme një takim me kreun e PD-së Basha në selinë blu ne limitet e fundit kohore per tu regjistruar ne KQZ.

Pas takimit, Spahiu tha se njohu Bashën me kërkesat e AK dhe se kreu i PD-së i kishte kërkuar një orë kohë për tu konsultuar rreth tyre.

Nëqoftëse Basha i jep një përgjigje negative Spahiut atëhere ai ka shprehur deshirën e tij për tu tërhequr.

Spahiu: Ka pasur një bisedë me liderin e PD për të cilën nuk kemi rënë dakord. Kemi parashtruar disa parime të cilat unë nuk mund ti tradhëtoj përballë njerëzve që më kanë ndjekur për 6 vjet në protesta kundër PD-PS. Kemi rënë dakord që Bashatë konsultojë për një orë pretendimet e AK.Po kalojmë një situatë shumë të vështirë se unë si lider i AK futa me qindra aktivistë për rrëzimin e qeverisë Rama. Mbetëm i mendimit se në këto 60 minuta do rekleftohet. Në të kundërt nëse do ndihem i tradhëtuar jam i detyruar që pas një ore të jap dorëheqjen.