Ballina Politike Spartak Ngjela reagon për përjashtimin e Bregut,Selamit dhe Topallit

Spartak Ngjela reagon për përjashtimin e Bregut,Selamit dhe Topallit

Pas shumë reagimeve nuk kishte si të mungonte dhe ai i politikanit të vjetër Spartak Ngjela më posht ai vijon të shkruajë për gjithë bombën politike që basha shkaktoi në disa nga antarët më të vjetër të partisë demokratike.

“E shihni se çfarë sistemi mendor politik ka në Shqipërinë aktuale?
Degradim moral.

l.
Basha dështoi me Çadrën e famshme; sepse pranoi atë që kishte refuzuar: listën Mekalister. Kurse ata që e pranuan dhe bënë presion që të hynin në parlament me atë komprimis, u penalizuan: Topalli, Selami dhe Bregu.

Kjo në fakt ka qenë gjithmonë politika retrograde dhe mesjetare e Sali Berishës: unë edhe kur dështoj, jam i fituar.
Njëlloj si Enver Hoxha, që, pasi bënte siç i kishte thënë ai që e kish goditur, paturpësisht e paraqiste si fitoren e tij.
Ky është otomanizmi ynë.

Por, a e dini pse ndodhi kjo këtë herë?
Sepse të tre këta nuk pranuan të dilnin kundër politikës amerikane.
Në fakt kjo është metoda e Saliut prej 20 vjetësh: “kush është me politikën amerikane, është kundër meje”, thotë Saliu. Selami e di këtë më mirë nga dy të tjerët.

Të tre deputetët Topalli Bregu dhe Selami, gabuan: ata duhej të kishin hyrë në parlament pa e pyetur çiftin orientalo-islam Berisha – Basha.
Hyrja e tyre në Parlament nuk do ta kishte sjelle pseudomarrëveshjen Rama-Basha dhe vetingu do të kishte marrë ngjyrë në kohë.

ll.
Por loja nuk është mbyllur. Që të tre duhet të jenë të gatshëm, sepse pas humbjes së Bashës në zgjedhje dhe penalizimit të korrupsionit, këtyre iu hapet rruga drejt lidërshipit të Partisë Demokratike.
Reforma në Drejtësi, duke goditur abuzimin shtetëror si korrupsion në të gjithë hapësirën shtetërore, do të institucionalizojë të gjithë shtetin shqiptar.

Institicionalizimi i një shteti të drejtë do të pastrojë jo vetëm injorantët abuzuesë me pushtetin, por edhe injorancën që drejton sot partitë politike. Një shtet i drejtë, e disiplinon garën politike.

Politika amerikane në aleancë me Shqipërinë për krijimin e një bote shqiptare me drejtim demokratik dhe drejtësi në Ballkanin Perëndimor, bashkë me politikën gjermane, si pjesa substanciale e Bashkimit Europian, do ndërtojë në këtë zonë tregun ballkanik midis pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

lll.
Kur interesi amerikan ka koinçiduar me interesa të përbashkëta në zona që kanë pasur prirje perëndimore, ato zona kanë krijuar çudibërjen e tregut, të shkencës dhe teknologjisë. Shembulli më klasik janë katër dragojtë e Azisë.

Ky shembull pritet të marrë zhvillimin e vet në tre vendet kryesorë të botës shqiptare në Ballkan: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, sepse sot interesi amerikan me shqiptarët e Ballkanit është domosdoshmëri e politikës globale dhe ekonomike njëherësh, në një vend që është 95 deri 97 për qind proamerikan.

Kjo tani është një çështje e strukturuar përfundimisht dhe nuk ka forcë të brendshme retrograde në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që ta ndalojë. Realizimi i kësaj ndërmarrjeje është absolutisht i pandalshëm, se, si politika amerikan edhe ajo gjermane në emër të BE-së, janë të angazhuara me forcë.

Gjithçka që do ndodhë në Shqipëri këta muaj është e përkohëshme, asnjë nuk mund ta ndalë më vetingun si proces, sepse, tani, pas presionit të ashpër politik që i bëri korrupsionit të lartë shtetëror Brian Yee, ambasadori Lu do ta ketë shumë të lehtë punën e tij në Tiranë.
Berisha dhe gjithë korrupsioni shqiptar, ka falimentuar.”