Ballina Politike Tahiri i bën replikë Vasilit për makinën me një timon

Tahiri i bën replikë Vasilit për makinën me një timon

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri replikoi në distancë me kryetarin e LSI, Petrit Vasili duke i thënë se gjatë këtyre 4 vjetve bashkëqeverisje ka patur shumë shkopinj nën rrota dhe kjo është nji nga arsyet përse partia socialiste kandidon e vetme këto zgjedhje me të vetmin aleat, qytetarët e Shqipërisë.

‘’Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh’’, theksoi Tahiri.

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili reagoi dje pas deklaratave të Ramës,  i cili kërkon të qeverisë i vetëm, “pa të tjerë në prehër”, siç i quan Rama partite e koalicionit.