Ballina Politike Tahiri ironizon Metën , jeni kohë e humbur

Tahiri ironizon Metën , jeni kohë e humbur

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri sot ka zhvilluar në takim me banorët e kombinatit të njësisë 6 ai i është përgjigjur ëndrrës së Metës për fitore duke cilësuar se fati i Shqipërisë nuk mund të varet kurrë nga LSI, ndaj Tahiri bën thirrje që të lënë aferat korruptive dhe pazaret dhe të votojnë Partinë Socialiste për punë dhe mirëqenie.

 

Tahiri: ‘’Nuk e di a e dëgjuat dje Ilir Metën kur tha se në datë 26 do vihen në radhë për të marrë në telefon Petrit Vasilin. Mesa kuptova ai donte të thoshte që te telefoni Petrit Vasilit do varet nëse Shqipëria do shkojë majtas apo djathtas. Ai ka të gjithë të drejtën të mendojë dhe të besojë që do ndodhë ashtu. Unë mendoj një gjë tjetër: te ai telefoni dhe te vota për LSI-në vështirësohet rruga jonë për Shqipërinë që duam. Vota për Partinë Socialiste i hap rrugën Shqipërisë që duam dhe besimit të qytetarëve se ky vend mund të bëhet një ditë’’.

Ai e cilesoi reformën në drejtësi si një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së këtyre katër viteve. Sipas Tahirit, shumë njerëz mendonin se drejtësia në Shqipëri ishte e pamundur, por sot ajo është shumë afër.

Tahiri: ‘’Ata që deri dje dukeshin të paprekshëm, ata që deri dje dukeshin sikur nuk iu hynë gjemb në këmbë, ata që deri dje dukeshin se mund të merrnin çdo lloj vendimi asgjë nuk iu ndodhte, se kishin imunitet, se ishin më të fortë se ligji, se nuk i prekte njeri, se qytetarët votonin, njerëzit votonin përpiqeshin, përplaseshin derë më derë, rropateshin korridoreve të gjykatave dhe prapë atyre nuk iu hynte gjemb në këmbë. Sot po dridhen. Ata gjyqtarë të korruptuar sot po dridhen se e dine, dita kur duhet të ikin me shkelma nga aty është shumë afër. Është shumë afër dhe kjo falë besimit tuaj’’.