Ballina Politike Takimin me minoritarët/ Rama sulmon Vangjel Dulen: Asnjë votë Dules, çdo votë...

Takimin me minoritarët/ Rama sulmon Vangjel Dulen: Asnjë votë Dules, çdo votë për të, është e pavlefshme

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u takua sot me banorët e Xarrës dhe të Finiqit në Sarandë ku kërkoi votën e minoritarëve. Kësaj here Rama ka sulmuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen.

“Mos i jepni asnjë votë. Pse ajo karrige nuk mban njeri tjetër përveç Vangjelit”,– iu drejtua Rama minoritarëve të Finiqit.

“Ky Vangjeli u nderua në PS siç nuk është nderuar asnjë përfaqësues i minoritetit, u bë nënkryetar i Kuvendit sapo u zgjodh Idrizi pas ca kohësh dha dorëheqjen. Pse e dha dorëheqjen? Se nuk bashkëjetonte me çamët, secili është përfaqësues i atyre që përfaqëson pse duhet të ikte ky nga nënkryetar Kuvendi? Na shfaqet me Dashin e Havasë dhe vjen këtu e thotë unë e Dashi do bëjmë republikën e re, asnjë votë Dules se është vota më e pavlefshme, është vota e një verbërie të pashoqe, ai do të përfaqësonte minoritetin atje, smë ka ardhur një herë 44 muaj kryeministrër s’mu shfaq një herë të më kërkojë një investim, zgjidhje për një problem njerëzisht vetëm në parlament për të nxitur sherr”, vijoi më tej Rama.

Comments

comments