Ballina Kryesore “Teatrin do ta mbrojmë me çdo kusht”, Kryemadhi tregon arsyen përse Rama...

“Teatrin do ta mbrojmë me çdo kusht”, Kryemadhi tregon arsyen përse Rama heshti dje në Kuvend

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama pas votimit të projektligjit për shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimit të një të riu.

Përmes një statusi në Facebook Kryemadhi thotë se Rama heshti për 12 orë dje dhe nuk foli, sepse e di që ai ishte një vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Statusi i Kryemadhit:

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.
Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.

Edi rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Sikunder është e qarte se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.
Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Vasili zbulon se si do të votojë LSI për Qeverinë "Rama 2" dhe Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi